Energjia rëndon ujësjellësit - Përbën 24% të kostove, borxhi ndaj OSHEE-së arrin në 21.21 mld lekë

Kostot e energjisë elektrike vijojnë të rëndojnë financat e ujësjellësve, duke zënë rreth një të katërtën e shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes së sektorit. Sipas raportit të performancës së Entit Rregullator të Ujit, gjatë vitit 2025 këto kosto u rritën me 85.8 mln lekë, ose 3.5%, krahasuar me një vit më parë.
Kontributin më të madh në këtë rritje e dhanë shoqëritë rajonale të ujësjellës-kanalizimeve Durrës dhe Fier. Për Durrësin, raporti e lidh shtimin e shpenzimeve kryesisht me rritjen e vëllimit të ujit të prodhuar dhe të shpërndarë, që ka kërkuar më shumë orë pune të stacioneve të pompimit dhe, për pasojë, më shumë energji elektrike.
Por përballimi i faturave mbetet problem për një pjesë të konsiderueshme të sektorit. Nga 17 shoqëri që operuan gjatë vitit 2025, vetëm 8 arritën të mbulonin kostot operative dhe të mirëmbajtjes me të ardhurat e faturuara. Nëntë të tjerat, ose 53%, nuk e arritën këtë nivel mbulimi.
Sipas ERRU-së, kjo gjendje shoqërohet me akumulimin nga viti në vit të detyrimeve të prapambetura ndaj OSHEE-së, pavarësisht subvencioneve të akorduara nga qeveria.
Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se në fund të qershorit 2026, borxhi i klientëve jobuxhetorë, kategori ku përfshihen edhe ujësjellësit, arriti në 21.21 mld lekë. Krahasuar me fundin e vitit 2025, detyrimet e kësaj kategorie u shtuan me 296 milionë lekë, ndërsa kundrejt fundit të vitit 2024, rritja arrin në rreth 1.66 miliardë lekë.
Ndërkaq, ERRU vlerëson se kostot e energjisë do të mbeten një faktor me ndikim të konsiderueshëm në financat e sektorit, për sa kohë një pjesë e shoqërive nuk sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar plotësisht shpenzimet operative.
Inovacioni në fokus? 32% e bizneseve shqiptare synojnë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit tregojnë se vetëm rreth një e treta e bizneseve në Shqipëri kanë gjasa të investojnë fondet e tyre në kërkim dhe zhvillim......
Nafta mbi 110 dollarë/fuçi - Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin kostot e energjisë dhe tronditin tregjet financiare
Çmimi i naftës bruto Brent ka kaluar në rreth 110 dollarë për fuçi, duke qëndruar në nivelin më të lartë të pesë muajve të fundit. Pasiguria për furnizimet......
Premtimi i pazakontë - Elon Musk, aksione kompanie falas çdo fëmije
Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se vitin e ardhshëm synon t’i dhurojë çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një aksion të kompanisë së tij......
Shitet gjiganti italian i detit - Pesë oferta për blerjen e kompanisë së jahteve
Një nga grupet më të njohura italiane të prodhimit të jahteve luksoze, The Italian Sea Group, ka marrë pesë oferta detyruese nga investitorë të interesuar për......
Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në Kosovë mund të aplikojnë deri më 31 mars 2027
Familjet e cenueshme në Kosovë mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027. Ministria për Punë, Familje dhe......
Gjermania mbyll dyert? - Kuota për punëtorët e Ballkanit përgjysmohet nga 2027
Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën vjetore për punësimin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, duke e ulur nga 50 mijë në 25 mijë persona, duke nisur......
Alberta zgjedh Kanadanë - 77% kundër ndarjes, Carney përshëndet votën për unitetin kombëtar
Krahina kanadeze e Albertës ka refuzuar me shumicë dërrmuese lëvizjen drejt pavarësisë, duke konfirmuar mbështetjen për qëndrimin brenda Kanadasë.......
Bumi i blerjeve online - Maqedonia Veriut shënon rekord. 530 milionë euro shpenzime në gjashtë muaj
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë shpenzuar mbi 530 milionë euro për blerje online gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës......

