Premtimi i pazakontë - Elon Musk, aksione kompanie falas çdo fëmije

Miliarderi Elon Musk ka njoftuar se vitin e ardhshëm synon t’i dhurojë çdo fëmije në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga një aksion të kompanisë së tij hapësinore SpaceX. Nëse realizohet, iniciativa mund të përfaqësojë një nga dhurimet më të mëdha të aksioneve për qytetarët në historinë amerikane.
Premtimi u bë përmes një postimi në platformën X, ku Musk deklaroi se kjo do të ishte vetëm e para nga një seri nismash të ngjashme.
Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, në SHBA jetojnë rreth 72–73 milionë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Duke marrë si referencë çmimin prej rreth 146 dollarësh për aksion të SpaceX më 16 tetor, vlera e përgjithshme e dhurimit mund të arrijë në afërsisht 10.5–10.7 miliardë dollarë.
Musk zotëron miliarda aksione të kompanisë, por ende nuk ka sqaruar se si do të realizohet shpërndarja, cilat grupmosha do të përfshihen apo nëse aksionet do të mund të shiten menjëherë nga përfituesit.
Njoftimi vjen pas vendimit të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic për të vendosur 5% të aksioneve të saj në dispozicion të një fondi për përfitimin publik.
Ndryshe nga Anthropic, e cila synon të financojë projekte me interes shoqëror, Musk ka propozuar shpërndarjen e drejtpërdrejtë të aksioneve te qytetarët.
Një nga mundësitë e diskutuara është përdorimi i llogarive të investimit për fëmijët, të krijuara në kuadër të programit amerikan Trump Açounts. Megjithatë, lidhja konkrete e nismës së Musk me këtë program nuk është konfirmuar ende.
Përfitimi financiar për secilin fëmijë do të varet nga vlera e aksioneve të SpaceX në momentin e shpërndarjes dhe nga ecuria e tyre në treg. Për momentin, bëhet fjalë për një premtim publik dhe jo për një proces dhurimi të përfunduar.
Shitet gjiganti italian i detit - Pesë oferta për blerjen e kompanisë së jahteve
Një nga grupet më të njohura italiane të prodhimit të jahteve luksoze, The Italian Sea Group, ka marrë pesë oferta detyruese nga investitorë të interesuar për......
Subvencion për energjinë - Familjet e cënueshme në Kosovë mund të aplikojnë deri më 31 mars 2027
Familjet e cenueshme në Kosovë mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për vitin 2026–2027. Ministria për Punë, Familje dhe......
Gjermania mbyll dyert? - Kuota për punëtorët e Ballkanit përgjysmohet nga 2027
Gjermania planifikon të përgjysmojë kuotën vjetore për punësimin e qytetarëve nga Ballkani Perëndimor, duke e ulur nga 50 mijë në 25 mijë persona, duke nisur......
Alberta zgjedh Kanadanë - 77% kundër ndarjes, Carney përshëndet votën për unitetin kombëtar
Krahina kanadeze e Albertës ka refuzuar me shumicë dërrmuese lëvizjen drejt pavarësisë, duke konfirmuar mbështetjen për qëndrimin brenda Kanadasë.......
Bumi i blerjeve online - Maqedonia Veriut shënon rekord. 530 milionë euro shpenzime në gjashtë muaj
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë shpenzuar mbi 530 milionë euro për blerje online gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Bankës......
Nafta, SHBA merr kryesimin/ Importet në Shqipëri, Arabia Saudite humbet terren
Pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, Shqipëria po paguan dukshëm më shumë për importet e lëndëve djegëse minerale, vajrave minerale dhe produkteve të......
Hartë e re e vlerës së tokës? - ASHK analizon mbi 33 mijë transaksione të kryera në 8 vite
Agjencia Shtetërore e Kadastrës po punon për përgatitjen e hartës së vlerës së tokës, proces i cili ka nisur gjatë vitit 2025, duke analizuar mijëra......
Rikonstruksion i rrugës “Pavarësia” - Investim 100 mln lekë në Qerret. Synohet përmirësimi i kushteve për turistët
Bashkia Kavajë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia e Kosovës”, në zonën bregdetare të Qerretit. Fondi limit për realizimin e......

