Rikonstruksion i rrugës “Pavarësia” - Investim 100 mln lekë në Qerret. Synohet përmirësimi i kushteve për turistët

Bashkia Kavajë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia e Kosovës”, në zonën bregdetare të Qerretit. Fondi limit për realizimin e këtij projekti është 100 milionë lekë, ndërsa ndërhyrja parashikon rehabilitimin dhe sistemimin e një aksi rrugor me gjatësi 1.6 kilometra.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, rruga përbën një nga akset e rëndësishme të zonës, pasi lidh pjesën qendrore të banuar të Qerretit me rrugët që të çojnë drejt zonave turistike dhe bregdetit të Adriatikut. Për shkak të zhvillimit rezidencial dhe turistik të kësaj zone, infrastruktura rrugore merr rëndësi të veçantë, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur numri i banorëve dhe pushuesve rritet ndjeshëm.
Aktualisht, aksi rrugor paraqet problematika infrastrukturore, ku përfshihen gropa dhe dëmtime të shtresës së asfaltit, mungesa e trotuareve dhe sinjalistikës rrugore, si dhe problematika në sistemin e largimit të ujërave sipërfaqësore. Këto mangësi ndikojnë në kushtet e qarkullimit dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.
Projekti i parashikuar synon përmirësimin e infrastrukturës përmes ndërtimit të dy korsive të kalimit, sistemimit të trotuareve anësore dhe ndërhyrjeve në kanalizime e ndriçimin rrugor. Punimet do të synojnë krijimin e një rruge më funksionale dhe të sigurt, si për banorët e zonës, ashtu edhe për vizitorët që frekuentojnë Qerretin gjatë sezonit turistik.
Referuar dokumentit, projekti synon të përmirësojë lidhjen mes zonave të banuara dhe atyre turistike, duke adresuar problematikat e evidentuara në këtë aks rrugor.
Dënimi penal, ulje e moshës? - Rama: Po mendojmë masa më të forta ndaj të miturve
Në një takim me drejtorët e gjimnazeve të Tiranës, Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po studion mundësinë e uljes së moshës për përgjegjësinë penale. Ai......
Protestat, Qeveria miraton shpërblimet për policinë, nga 269.120 lekë për 2750 efektivë
Qeveria në mbledhjen e saj të kësaj të hëne ka miratuar dhënie shpërblimi financiar në vlerën 269 120 lekë për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit të......
Europa synon Arktikun - Kabllo nënujore për të forcuar sigurinë digjitale mes tensioneve gjeopolitike
Bashkimi Europian po planifikon ndërtimin e një kablloje të sigurt nënujore që do të lidhë drejtpërdrejt Groenlandën me Europën, me synimin për ta zgjeruar......
Italia ngec te tranzicioni - Vetëm 15% e objektivave të energjisë së gjelbër për vitin 2030 janë përmbushur
Italia po mbetet prapa objektivave europiane për tranzicionin energjetik, duke përmbushur deri tani vetëm 15% të synimeve që duhet të arrijë deri në vitin......
DIVA, 6.8 mln euro rimbursim - Rreth 42 mijë tatimpagues marrin paratë për fëmijët
Mbi 42 mijë të punësuar në të gjithë vendin të cilët kanë aplikuar për rimbursim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, janë......
“Depozitat janë të sigurta” - BSH: Dëmtimet në disa degë bankare dhe ATM nuk cenojnë kursimet e shqiptarëve
Banka e Shqipërisë garanton qytetarët se dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave, nuk cenojnë sigurinë e depozitave të......
ALPEX, 383 mln euro faturime - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 2.31 mln MWh
Rreth 2.31 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar –......
Shtatë kompani shqiptare prezantojnë vajin e ullirit dhe bimët mjekësore në SIAL Paris 2026
Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet......

