Italia ngec te tranzicioni - Vetëm 15% e objektivave të energjisë së gjelbër për vitin 2030 janë përmbushur

Italia po mbetet prapa objektivave europiane për tranzicionin energjetik, duke përmbushur deri tani vetëm 15% të synimeve që duhet të arrijë deri në vitin 2030. Të dhënat vijnë nga raporti vjetor i organizatës së studimeve klimatike ECCO, i publikuar të hënën.
Sipas raportit, vendi ka shënuar përparim në energjinë e rinovueshme, por ritmi mbetet i pamjaftueshëm. Gjatë vitit të kaluar, Italia instaloi rreth 7 gigavat kapacitete të reja, ndërsa për të përmbushur objektivat e vitit 2030 nevojiten rreth 10 gigavat çdo vit.
Zgjerimi i energjisë së pastër pengohet nga procedurat e ngadalta të miratimit dhe vonesat në lidhjen me rrjetin elektrik. Ndërkohë, emetimet e gazeve serrë në vitin 2025 u rritën me rreth 9 milionë tonë ekuivalent CO₂ krahasuar me një vit më parë.
Për të arritur objektivat europiane të klimës dhe energjisë, Italia duhet të ulë emetimet me rreth 95 milionë tonë ekuivalent CO₂ nga nivelet e vitit 2025, një reduktim që përfaqëson afërsisht 25% të emetimeve kombëtare.
Vështirësi ka edhe në sektorin e transportit. Italia kishte rreth 445 mijë makina elektrike në qarkullim vitin e kaluar, shumë larg objektivit prej 4.3 milionësh deri në vitin 2030.
Raporti evidenton gjithashtu vonesa në objektivat e tranzicionit të gjelbër për ndërtesat, industrinë, largimin gradual nga gazi dhe elektrifikimin e konsumit të energjisë.
Sipas ECCO-s, përparimi është pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Me vetëm katër vjet të mbetura deri në afatin e vendosur, Italia përballet me sfidën e përshpejtimit të investimeve dhe reformave për të përmbushur angazhimet klimatike.
DIVA, 6.8 mln euro rimbursim - Rreth 42 mijë tatimpagues marrin paratë për fëmijët
Mbi 42 mijë të punësuar në të gjithë vendin të cilët kanë aplikuar për rimbursim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, janë......
“Depozitat janë të sigurta” - BSH: Dëmtimet në disa degë bankare dhe ATM nuk cenojnë kursimet e shqiptarëve
Banka e Shqipërisë garanton qytetarët se dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave, nuk cenojnë sigurinë e depozitave të......
ALPEX, 383 mln euro faturime - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 2.31 mln MWh
Rreth 2.31 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar –......
Shtatë kompani shqiptare prezantojnë vajin e ullirit dhe bimët mjekësore në SIAL Paris 2026
Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet......
Çmimet, faktori kyç? 81% e bizneseve i shohin si të rëndësishme për tregtinë rajonale
Çmimet mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në krijimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave......
Si do të rimbursohen dëmet? - Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik......
Kursimet drejt investimeve - AMF: Shtohen paratë e administruara në fonde. Numri i investitorëve arriti mbi 44 mijë
Tregu i investimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Më shumë para po investohen përmes fondeve të investimit, ndërsa është......
Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të......

