“Depozitat janë të sigurta” - BSH: Dëmtimet në disa degë bankare dhe ATM nuk cenojnë kursimet e shqiptarëve

Banka e Shqipërisë garanton qytetarët se dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave, nuk cenojnë sigurinë e depozitave të klientëve dhe as qëndrueshmërinë financiare të bankave. Banka thekson se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta.
Qytetarët duhet të jenë të qetë se kursimet e tyre janë të mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga dëmtimet fizike të ambienteve është shprehur Banka jonë Qendrore në një deklaratë të fundit për mediat pas zhvillimeve të ditëve të fundit nga protesta studentore në vend, veçanërisht incidenteve ndaj disa degëve bankare dhe bankomatëve (ATM), të cilat kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme të shërbimeve bankare.
Ajo siguron publikun se shërbimi i pagesave ka vijuar të funksionojë normalisht dhe pa ndërprerje, duke garantuar përmbushjen e rolit të sistemit bankar si domosdoshmëri e aktivitetit ekonomik të bizneseve dhe nevojave të konsumit të familjeve. Në këto rrethana, siguria e qytetarëve, klientëve dhe punonjësve të institucioneve financiare mbetet përparësi thekson Banka.
Kufizimet e përkohshme të shërbimeve në degë të caktuara lidhen me nevojën për të mbrojtur sigurinë fizike të punonjësve dhe klientëve. Banka e Shqipërisë fton qytetarët dhe bizneset të ndjekin njoftimet zyrtare të bankave përkatëse dhe të përdorin sa më shumë kanalet alternative të shërbimit bankar.
Sistemi bankar është një shtyllë me rëndësi thelbësore për ekonominë dhe jetën e qytetarëve. Pas çdo dege bankare, çdo pagese apo transaksioni qëndrojnë familje që administrojnë kursimet e tyre, qytetarë që marrin pagat dhe pensionet, biznese që paguajnë punonjësit dhe vijojnë aktivitetin e tyre, si dhe sipërmarrje që investojnë dhe krijojnë vende pune. Funksionimi normal i bankave është i lidhur drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve, vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik dhe besimin në të ardhmen.
Në detyrim misionit të saj, Banka e Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, në ushtrimin e së drejtës së tyre për protestë paqësore, të respektojnë dhe të mbrojnë sigurinë e Bankës së Shqipërisë, të institucioneve bankare, ambienteve, infrastrukturës dhe punonjësve të tyre. Ruajtja e këtyre institucioneve do të thotë ruajtje e shërbimeve dhe e funksioneve që u përkasin dhe u shërbejnë të gjithëve.
ALPEX, 383 mln euro faturime - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 2.31 mln MWh
Rreth 2.31 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar –......
Shtatë kompani shqiptare prezantojnë vajin e ullirit dhe bimët mjekësore në SIAL Paris 2026
Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet......
Çmimet, faktori kyç? 81% e bizneseve i shohin si të rëndësishme për tregtinë rajonale
Çmimet mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në krijimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave......
Si do të rimbursohen dëmet? - Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik......
Kursimet drejt investimeve - AMF: Shtohen paratë e administruara në fonde. Numri i investitorëve arriti mbi 44 mijë
Tregu i investimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Më shumë para po investohen përmes fondeve të investimit, ndërsa është......
Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të......
Eksportet, “larg” varësisë së BE/ Tregtia ndryshon hartë. SHBA fiton terren, Europa ngadalëson
Tregtia e jashtme shqiptare po shfaq një ndryshim të dukshëm në hartën e partnerëve gjatë nëntëmujorit të vitit 2026. Ndërsa eksportet totale u rritën me......
Bankat me orare të reja - Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe......

