Shtatë kompani shqiptare prezantojnë vajin e ullirit dhe bimët mjekësore në SIAL Paris 2026

Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet nga 17 deri më 21 tetor në qendrën e ekspozitave Paris Nord Villepinte. Kompanitë ekspozojnë së bashku në pavijonin e Shqipërisë (Salla 4, Stenda P130), me mbështetjen e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC), në kuadër të programit Trade Promotion East, i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO).
Biolive dhe Olivae Oleoteka prezantojnë vaj ulliri ekstra të virgjër, ndërsa Amel Extract, Bidaj, BioBes, Ekoprod dhe Natural Herbal E.V.R. ofrojnë bimë të thata, vajra esencialë dhe produkte të tjera nga bimët mjekësore dhe aromatike. Të gjitha prezantohen nën një identitet të përbashkët kombëtar: “Albania: Nature’s Ingredients for the World”.
Panairi pret këtë vit deri në 8.000 ekspozues dhe rreth 295.000 vizitorë profesionistë nga afro 200 vende. Për prodhuesit shqiptarë, që shpesh e shesin produktin në sasi të mëdha dhe pa markën e tyre, kjo është një mundësi e rrallë për të takuar drejtpërdrejt importues, distributorë dhe zinxhirë supermarketesh, si dhe për të kuptuar nga afër çfarë kërkojnë tregjet ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në Paris vjen pas një pune të drejtpërdrejtë të ITC me kompanitë gjatë viteve të fundit, me fokus te cilësia, siguria ushqimore dhe furnizimi i qëndrueshëm. Prodhuesit e vajit të ullirit kanë punuar me standardet analitike të Bashkimit Europian, analizat laboratorike, luftimin biologjik të dëmtuesve dhe markën e produktit për segmentin premium. Disa nga kompanitë po përgatiten gjithashtu për certifikimin ISO 22000 për sigurinë ushqimore. Për SIAL, projekti mbështeti stendën e përbashkët, identitetin vizual dhe kodet QR që i çojnë blerësit drejt e te produktet e secilës kompani.
“Shqipëria ka produkte me cilësi të lartë, por blerësit ndërkombëtarë kërkojnë më shumë se kaq: siguri ushqimore, furnizim të qëndrueshëm dhe partnerë të besueshëm. Këto kompani kanë punuar shumë për të arritur këtë nivel dhe SIAL është vendi ku mund ta tregojnë,” deklaroi Genti BEQIRI, Menaxher Kombëtar i Projektit të ITC në Shqipëri.
Panairi vjen pas rezultateve të mira në Gulfood 2026 në Dubai, në janar të këtij viti, ku kompanitë shqiptare të mbështetura nga ITC eksploruan shitje të mundshme me vlerë 1,36 milionë dollarë, ndërsa Musai Olive Oil u vlerësua me Çmimin e Artë. Synimi në Paris është i njëjtë: biseda që kthehen në porosi dhe marrëdhënie afatgjata furnizimi. Pas panairit, ITC do të ndjekë secilën kompani për të regjistruar kontaktet me blerësit, shitjet dhe marrëveshjet në negociim.
Rreth programit. Trade Promotion East: Balkan States and Central Asia zbatohet nga ITC, agjencia e përbashkët e OBT dhe OKB, me financim nga SECO. Në Shqipëri, programi mbështet SME-të në sektorët e vajit të ullirit dhe bimëve mjekësore e aromatike, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe shoqatat e sektorit.
Çmimet, faktori kyç? 81% e bizneseve i shohin si të rëndësishme për tregtinë rajonale
Çmimet mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në krijimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave......
Si do të rimbursohen dëmet? - Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik......
Kursimet drejt investimeve - AMF: Shtohen paratë e administruara në fonde. Numri i investitorëve arriti mbi 44 mijë
Tregu i investimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Më shumë para po investohen përmes fondeve të investimit, ndërsa është......
Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të......
Eksportet, “larg” varësisë së BE/ Tregtia ndryshon hartë. SHBA fiton terren, Europa ngadalëson
Tregtia e jashtme shqiptare po shfaq një ndryshim të dukshëm në hartën e partnerëve gjatë nëntëmujorit të vitit 2026. Ndërsa eksportet totale u rritën me......
Bankat me orare të reja - Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe......
Nafta “shpëton” tregtinë/ Mineralet dhe metalet “shtyjnë” eksportet, fasoni vijon të zbehë panoramën
Eksportet shqiptare u rikthyen me ngjitje të ndjeshme në shtator, por pas rritjes dyshifrore fshihet një motor shumë i përqendruar. Vlera e mallrave të......
Transporti ajror, në rritje/ Shqipëria, e dyta në Europë për fluturimet komerciale
Fluturimet komerciale po shënojnë rritje në Shqipëri, duke e renditur vendin ndër tregjet me ecurinë më të mirë në Europë për muajin shtator. Sipas të dhënave......

