Shqipëria Postuar më 19 October 2026, 12:34

Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?

Nga Diamila Leka

Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat

Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të fundit, në disa rrugë të Tiranës, situata është krejt ndryshe.

“Protestojmë për të drejtat tuaja, por mos shkatërroni punën tonë. Jemi me ju, jo kundër jush. Është pankarta e vendosur në qepenin e një prej bizneseve në Rrugën e Durrësit. Si ky biznes, dhe shumë të tjerë, kanë shprehur solidaritetin mes protestuesve, porn ga ana tjetër për t’u bërë dhe si një mburojë kundër shkatërrimit të bisneseve të tyre.” 

Disa kanë mbuluar logot dhe vitrinat, të tjera kanë mbyllur qepenat apo kanë larguar produktet nga ekspozimi. Ka biznese që kanë angazhuar roje private, ndërsa pronarë të tjerë kanë zgjedhur të qëndrojnë vetë përpara ambienteve të tyre. Këto masa shoqërohen edhe me kosto shtesë, ndërsa ndërprerja e përkohshme e aktivitetit mund të përkthehet në të ardhura të munguara dhe vështirësi për të vijuar normalisht punën. 

Por, edhe bankat dhe institucionet financiare, disa prej të cilave janë dëmtuar gjatë protestave, kanë marrë masa mbrojtëse në fasadat e tyre, me synimin për të parandaluar dëmtime të tjera dhe për të garantuar sigurinë.

“Përveç solidaridetit të bizneseve ndaj protestuesve, bankat dhe institucionet financiare, të cilat kanë qenë të dëmtuara nga dhuna e protestave, kanë vendosur masa mbrojtëse në fasadat e tyre për të parandaluar përshkallëzimin.” 

Dëmtimet në degë bankare dhe bankomate kanë ndikuar edhe në organizimin e shërbimeve. Disa banka kanë vendosur kufizime të përkohshme në aktivitetin fizik, duke orientuar klientët drejt degëve alternative dhe shërbimeve digjitale. Kjo mund të krijojë vështirësi për qytetarët dhe bizneset që kanë nevojë për shërbime në sportel apo për veprime me para fizike. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat