DIVA, 6.8 mln euro rimbursim - Rreth 42 mijë tatimpagues marrin paratë për fëmijët

Mbi 42 mijë të punësuar në të gjithë vendin të cilët kanë aplikuar për rimbursim përmes Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025, janë rimbursuar totalisht për tepricën kreditore.
Administrata tatimore bën me dije se deri më 30 Shtator 2026, ka hedhur në llogaritë bankare paratë për 42.132 tatimpagues të cilët kanë rezultuar me tepricë kreditore dhe kanë aplikuar për përfitim.
Vlera totale e tatimit të mbipaguar dhe që është rimbursuar për këta individë është rreth 6.84 milionë euro.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në total janë dorëzuar 164 263 deklarata, ose 25% më shumë se në vitin 2025 dhe janë 77.077 përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç. 1.4 miliard lekë apo rreth 15 milionë euro është shuma totale e gjeneruar nga sistemi për rimbursim për individët me tepricë kreditore.
Tatimpaguesit nuk kanë një afat të përcaktuar për kryerjen e kërkesës dhe përfitimin e rimbursimit, si dhe teprica kreditore nuk digjet dhe mund të tërhiqet edhe si dy vite apo më shumë së bashku.
Por kush përfiton rimbursim nga DIVA2025? Individët e punësuar me të ardhura 1.2 milionë lekë/vit dhe mbi këtë prag do të kenë të drejtë përfitojnë zbritje tatimore për fëmijët në ngarkim, nëse kanë dorëzuar Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave, DIVA 2025 dhe kanë aplikuar për rimbursim përmes e-filing.
Ndërsa të punësuari me të ardhura nën 1.2 milionë lekë në vit të cilët edhe pse nuk e kanë detyrim ligjor, por kanë plotësuar vullnetarisht DIVA-n, kanë të drejtën, që përveç fëmijëve në ngarkim të përfitojnë dhe zbritje tatimore për shpenzimet arsimore .
Shpenzimet arsimore që kanë faturë të fiskalizuar është dokumenti i vetëm ligjor për njohjen e shpenzimeve. Dokumente mbështetëse mund të jenë kontratat nga institucionet përkatëse.
Ky mekanizëm është një lehtësi fiskale që vjen për herë të parë përmes deklarimit të DIVA 2025, duke krijuar mundësi reale për përfitim nga deklarimi korrekt i të ardhurave, në ndihmë të qytetarëve dhe në funksion të një administrate tatimore më efikase dhe më pranë tyre.
“Depozitat janë të sigurta” - BSH: Dëmtimet në disa degë bankare dhe ATM nuk cenojnë kursimet e shqiptarëve
Banka e Shqipërisë garanton qytetarët se dëmtimet e një pjese të infrastrukturës fizike në disa degë të bankave, nuk cenojnë sigurinë e depozitave të......
ALPEX, 383 mln euro faturime - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 2.31 mln MWh
Rreth 2.31 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës janar –......
Shtatë kompani shqiptare prezantojnë vajin e ullirit dhe bimët mjekësore në SIAL Paris 2026
Shtatë sipërmarrje të vogla dhe të mesme shqiptare po marrin pjesë këto ditë në SIAL Paris 2026, një nga panairet më të mëdha ushqimore në botë, që zhvillohet......
Çmimet, faktori kyç? 81% e bizneseve i shohin si të rëndësishme për tregtinë rajonale
Çmimet mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në krijimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave......
Si do të rimbursohen dëmet? - Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik......
Kursimet drejt investimeve - AMF: Shtohen paratë e administruara në fonde. Numri i investitorëve arriti mbi 44 mijë
Tregu i investimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Më shumë para po investohen përmes fondeve të investimit, ndërsa është......
Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të......
Eksportet, “larg” varësisë së BE/ Tregtia ndryshon hartë. SHBA fiton terren, Europa ngadalëson
Tregtia e jashtme shqiptare po shfaq një ndryshim të dukshëm në hartën e partnerëve gjatë nëntëmujorit të vitit 2026. Ndërsa eksportet totale u rritën me......

