Çmimet, faktori kyç? 81% e bizneseve i shohin si të rëndësishme për tregtinë rajonale
Çmimet mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në krijimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave të Barometrit të Ballkanit, 81% e bizneseve në Shqipëri i konsiderojnë çmimet të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit me vendet e rajonit, ndërsa 11% i vlerësojnë si disi të rëndësishme. Nga ana tjetër, vetëm 8% e të anketuarve shprehen se çmimet nuk kanë rëndësi në këtë drejtim.
Të dhënat tregojnë se për shumicën dërrmuese të bizneseve shqiptare, çmimi është një element që ndikon në vendimmarrjen për të bashkëpunuar me sipërmarrje në tregjet fqinje. Kjo nënkupton se konkurrueshmëria e ofertave dhe kushtet ekonomike mbeten ndër faktorët që mund të ndikojnë në krijimin dhe zhvillimin e partneriteteve tregtare brenda rajonit.
Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet ndër vendet ku bizneset i kushtojnë rëndësi të lartë çmimeve. Në Bosnjë-Hercegovinë, kjo përqindje arrin në 89%, ndërsa në Mal të Zi në 88%. Në Kosovë, 73% e bizneseve i konsiderojnë çmimet të rëndësishme, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kjo shifër është 78%.
Një situate e ndryshme paraqitet në Serbi, ku vetëm 49% e bizneseve i vlerësojnë çmimet si të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera të rajonit. Atje, 19% i konsiderojnë disi të rëndësishme, ndërsa 32% shprehen se çmimet nuk janë të rëndësishme, përqindja më e lartë mes vendeve të përfshira në anketë.
Në nivel rajonal, 76% e bizneseve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i konsiderojnë çmimet të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare, 12% disi të rëndësishme dhe po 12% jo të rëndësishme. Këto rezultate tregojnë se, pavarësisht dallimeve mes vendeve, çmimi mbetet një element me peshë në bashkëpunimin ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor.

Si do të rimbursohen dëmet? - Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik......
Kursimet drejt investimeve - AMF: Shtohen paratë e administruara në fonde. Numri i investitorëve arriti mbi 44 mijë
Tregu i investimeve në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Më shumë para po investohen përmes fondeve të investimit, ndërsa është......
Bizneset mbrojnë pronën - Nga mesazhet e solidaritetit, te masat parandaluese. Si po reagojnë sipërmarrjet dhe bankat?
Në kushte normale, një biznes përpiqet të jetë sa më i dukshëm. Investon në reklamë, në fasadë dhe në një logo që klientët ta njohin. Por gjatë ditëve të......
Eksportet, “larg” varësisë së BE/ Tregtia ndryshon hartë. SHBA fiton terren, Europa ngadalëson
Tregtia e jashtme shqiptare po shfaq një ndryshim të dukshëm në hartën e partnerëve gjatë nëntëmujorit të vitit 2026. Ndërsa eksportet totale u rritën me......
Bankat me orare të reja - Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Bankat e nivelit të dytë kanë marrë masa për përshtatjen e shërbimeve ndaj klientëve, duke riorganizuar përkohësisht funksionimin e disa degëve në Tiranë dhe......
Nafta “shpëton” tregtinë/ Mineralet dhe metalet “shtyjnë” eksportet, fasoni vijon të zbehë panoramën
Eksportet shqiptare u rikthyen me ngjitje të ndjeshme në shtator, por pas rritjes dyshifrore fshihet një motor shumë i përqendruar. Vlera e mallrave të......
Transporti ajror, në rritje/ Shqipëria, e dyta në Europë për fluturimet komerciale
Fluturimet komerciale po shënojnë rritje në Shqipëri, duke e renditur vendin ndër tregjet me ecurinë më të mirë në Europë për muajin shtator. Sipas të dhënave......
Avancon rruga Kombinat-Plepa - ARRSH lidh kontratën për rikonstruksionin e lotit 2, shpallet fituesi edhe për lotin 3
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, duke i dhënë dritën jeshile......

