Shqipëria Postuar më 19 October 2026, 11:06

Avancon rruga Kombinat-Plepa - ARRSH lidh kontratën për rikonstruksionin e lotit 2, shpallet fituesi edhe për lotin 3

Nga Ola Mitre

Avancon rruga Kombinat-Plepa - ARRSH lidh kontratën për

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për rikonstruksionin e lotit 2 të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, duke i dhënë dritën jeshile nisjes së punimeve në një tjetër segment të këtij aksi. Kontrata është nënshkruar me kompaninë “Albavia” dhe ka një me vlerë prej 918.6 mln lekë me TVSH, ose 765.5 mln lekë pa TVSH.

Segmenti ka një gjatësi prej rreth 4.9 km, ndërsa afati i parashikuar për zbatimin e kontratës është 24 muaj. Rikonstruksioni i tij është pjesë e ndërhyrjeve për përmirësimin e kësaj rruge që lidh Tiranën me Durrësin, si një alternativë ndaj autostradës.

Ndërkohë, ka përparuar edhe procedura për lotin 3, ku është shpallur fituese kompania “G.P.G. Company”, me ofertë rreth 950.3 mln lekë. Kjo vlerë është rreth 30.4% më e ulët se fondi limit prej afërsisht 1.36 mld lekësh. Segmenti i parashikuar për ndërhyrje në këtë lot ka një gjatësi prej rreth 4.35 km.

Në fazë më të avancuar është loti 1, ku punimet nisën në fund të vitit 2024. Kontrata për këtë fazë është nënshkruar me bashkimin e operatorëve “Arifaj” dhe “Eurokos Holding”, me vlerë rreth 567.8 mln lekë, pa TVSH.

Rruga Kombinat – Ndroq – Plepa, me gjatësi totale prej rreth 28 km, përbën një aks alternativ që lidh kryeqytetin me Durrësin dhe zonat jugore të vendit. Përmes rikonstruksionit synohet përmirësimi i kushteve të qarkullimit, rritja e sigurisë rrugore dhe lehtësimi i lëvizjes për banorët dhe automjetet që përdorin këtë aks.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat