Shqipëria Postuar më 19 October 2026, 10:13

Më pak defekte në rrjet - OSSH, investim mbi 41 mln lekë për rikonstruksionin

Nga Ernilda Luzi

Më pak defekte në rrjet - OSSH, investim mbi 41 mln lekë për

Drejtoria Rajonale e OSSH Korçë ka shpallur hapjen e garës për rrjetin e tensionit të ulët, nënstacioni Gjanç Korçë. Fondi limit është përllogaritur 41 milionë e 396 mijë lekë.

Sipas dokumentacionit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, rrjeti ekzistues elektrik është në gjendje të amortizuar dhe nuk i përgjigjet më nevojave të zonës. Linjat e tensionit të ulët kanë përcjellës të vjetër dhe kjo gjendje shkakton rënie të tensionit dhe probleme në cilësinë e furnizimit me energji elektrike.

Problematika evidentohen edhe te infrastruktura mbështetëse, ku një pjesë e shtyllave prej betoni janë të dëmtuara, shtyllat prej druri janë të kalbura, ndërsa traversat dhe izolatorët paraqesin dëmtime. Sipas dokumenteve teknike, rrjeti është ndërtuar në një periudhë kur kërkesat për energji elektrike kanë qenë më të ulëta, ndërsa rritja e konsumit vitet e fundit e bën të nevojshme ndërhyrjen për përmirësimin e kapaciteteve të furnizimit.

Projekti parashikon rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët, duke përfshirë fshatin Dvoran dhe kabinën Kamenica 3. Ndërhyrja synon përmirësimin e nivelit të tensionit, reduktimin e defekteve dhe ndërprerjeve, si dhe rritjen e sigurisë për banorët. 

Ndërkohë, do të parandalohen lidhjet e paligjshme në rrjetin elektrik. Sipas vlerësimit teknik, kalimi i linjave me përcjellës të zhveshur pranë banesave, madje në disa raste edhe brenda hapësirave të tyre, përbën rrezik për sigurinë e banorëve dhe krijon mundësi për furnizim me energji jashtë sistemit të matjes.

Referuar dokumentit, përmes këtij investimi OSSH synon të përmirësojë cilësinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, të ulë numrin e defekteve dhe të rrisë kapacitetin e rrjetit për t'iu përgjigjur kërkesës në rritje. Gjithashtu, synohet përmirësimi i treguesve të cilësisë së furnizimit dhe garantimi i kushteve më të sigurta edhe për punonjësit që mirëmbajnë rrjetin elektrik.

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat