Shqipëria Postuar më 18 October 2026, 18:22

Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian: Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike

Nga Scan TV

Protestat në Shqipëri, reagon Komisioni Europian: Dhuna nuk ka vend

Komisioni Evropian ka publikuar një qëndrim për dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Brukseli thekson se edhe reagimi i autoriteteve ndaj dhunës duhet të jetë brenda ligjit dhe proporcional.

Deklarata e plotë

"Dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe të jetë proporcional.

Personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi përmes një procesi të rregullt ligjor.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.

Përshëndesim angazhimin e autoriteteve shqiptare se e drejta për të protestuar do të mbrohet.

Në një vend kandidat, të angazhuar fort në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.”

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Live TV

Të fundit

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat