Nga hekurudhat te Brezovica, projektet dhe kërkesat që ka Oda Ekonomike e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka kërkuar që institucionet të përqendrohen në një agjendë të qartë ekonomike, me reforma fiskale, përgatitje të fuqisë punëtore dhe investime në projekte që e lidhin Kosovën me tregjet rajonale e ndërkombëtare. Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, Rafuna tha se funksionalizimi i institucioneve ka sjellë lehtësim te bizneset, por tani duhet të pasohet me vendime konkrete për zhvillimin e vendit. “Ne duhet të ecim, sepse kemi humbur shumë kohë si Kosovë. Duhet të ecim shumë, shumë shpejt përpara”, deklaroi ai.
Sipas Rafunës, pasiguria politike ka ndikuar në vendimet e bizneseve për zgjerimin e investimeve, ndërsa ka vështirësuar edhe tërheqjen e investitorëve të huaj. Ai theksoi se stabiliteti dhe parashikueshmëria e politikave janë kushte themelore për ekonominë.
“Siguria juridike dhe siguria politike janë parimet bazë për investime”, u shpreh Rafuna.
Ai kërkoi që Qeveria ta hartojë programin ekonomik në bashkëpunim me sektorin privat dhe të përcaktojë sektorët ku Kosova ka mundësi reale për të qenë konkurruese.
“Presim që Qeveria shumë shpejt të dalë me një program ku i përcakton sektorët në të cilët Kosova është konkurruese dhe në cilët sektorë do të përqendrohemi, sepse Kosova ka shumë nevoja”, tha ai. Rafuna shprehu gatishmërinë që Oda Ekonomike të kontribuojë me ekspertizën dhe rrjetin e saj, duke kërkuar dialog të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe bizneseve.
“Biznesi e krediton shtetin” – kërkesa për ndryshimin e TVSH-së
Një ndër çështjet që Rafuna ngriti ishte mënyra e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar. Ai vlerësoi se pagesa përpara shitjes së produktit ua rëndon bizneseve gjendjen financiare dhe i detyron të sigurojnë mjete shtesë për përmbushjen e obligimeve.
“Ende jemi në vitin 2026, biznesi e krediton shtetin. Ende pa e shitur produktin, biznesi e paguan tatimin e vlerës së shtuar në avancë”, deklaroi ai.
Sipas tij, kjo praktikë duhet të rishikohet, duke marrë parasysh kapacitetet që institucionet kanë sot për administrimin dhe kontrollin e tatimeve.
Rafuna rikujtoi edhe kërkesat e Odës për lehtësime në akcizë ose TVSH për derivatet e naftës, veçanërisht për bujqësinë dhe transportin. Ai theksoi se rritja e kostove të energjisë dhe transportit reflektohet në çmimet përfundimtare që paguajnë qytetarët.
Mungesa e punëtorëve dhe lidhja e arsimit me tregun
Krahas reformës fiskale, Rafuna veçoi mungesën e fuqisë punëtore dhe mospërputhjen e kualifikimeve me nevojat e bizneseve. Duke iu referuar një studimi të brendshëm të Odës Ekonomike me një mostër prej 500 biznesesh, ai tha se këto janë dy sfida kryesore të evidentuara. “Sfida e parë është mungesa e fuqisë punëtore. Sfida e dytë është se fuqia punëtore që e kemi nuk është e kualifikuar për kërkesat e tregut”, theksoi ai.
Për ta adresuar këtë problem, Rafuna kërkoi përfshirjen e sektorit privat në përgatitjen e kurrikulave dhe mbështetje për mësimin dual, që ndërthur teorinë me praktikën në kompani. Sipas tij, ky model u mundëson bizneseve të përgatisin punëtorët e ardhshëm, ndërsa të rinjve ua lehtëson orientimin në karrierë dhe hyrjen në tregun e punës.
Siguria juridike dhe sektorët me potencial
Rafuna kërkoi edhe përshpejtimin e zgjidhjes së kontesteve biznesore, duke vlerësuar se pritjet e gjata e pengojnë zhvillimin e kompanive. “Ti nuk mund të kesh kohë të presësh tre vjet, pesë vjet, derisa të zgjidhet një kontest, sepse je biznes. Koha është para për ty si biznes”, tha ai. Ai e lidhi përmirësimin e sundimit të ligjit me nevojën për diplomaci ekonomike më aktive dhe promovim të Kosovës si vend ku mund të investohet.
Në diskutimin për sektorët me potencial, Rafuna veçoi eksportin e shërbimeve dhe turizmin shëndetësor. Sipas tij, ardhja e vizitorëve për trajtime shëndetësore krijon të ardhura edhe për hotelet, restorantet dhe bizneset e tjera. Ai kërkoi që përcaktimi i prioriteteve të mbështetet në studime dhe në një strategji që orienton investimet drejt fushave ku vendi ka përparësi konkurruese.
Hekurudhat, Brezovica dhe përfundimi i rrugëve
Sa u përket projekteve kapitale, Rafuna e cilësoi urgjente lidhjen hekurudhore të Kosovës me portet e Durrësit dhe Selanikut. “Hekurudhën e kemi shumë urgjente ta lidhim me Shqipërinë, me portin e Durrësit, por edhe përmes Shkupit me portin e Selanikut. Ky është projekti i parë urgjent”, deklaroi ai. Ai veçoi gjithashtu nevojën për investime në Brezovicë dhe zhvillimin e turizmit malor, duke theksuar se këto projekte mund të kontribuojnë edhe në promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Rafuna kërkoi edhe përfundimin e autostradës drejt Gjilanit dhe Dheut të Bardhë, për të cilën tha se do të krijonte mundësi të reja ekonomike dhe lidhje më të mira me Preshevën e Bujanocin. Përgjatë bisedës, ai bëri thirrje për bashkëpunim përtej dallimeve politike dhe për përqendrim te zhvillimi afatgjatë i vendit.
“Unë mendoj që në dhjetë apo njëzet vitet e ardhshme, kryefjala në Kosovë do të jetë ekonomia”, u shpreh Rafuna.
Protestat e dhunshme në Francë, digjet ndërtesa 140 vjeçare e bashkisë së Limoges
Protestat e mëdha që u zhvilluan në të gjithë Francën të shtunën u shndërruan në të dhunshme në një numër pjesësh të vendit, ndërsa demonstruesit u përleshën......
“Frymëzim francez”, Belgjikë, Itali dhe Portugali: Të rinjtë në rrugë për kostot e arsimit dhe jetesës
Në protestat e frymëzuara pjesërisht nga ato në Francë, disa qindra njerëz, kryesisht të rinj, protestuan në Bruksel dhe disa u përleshën me policinë. Grupet......
Franca në flakë, protestat masive shndërrohen në trazirat më të këqija të viteve të fundit
Trazirat shpërthyen në qytete anembanë Francës të shtunën, ndërsa demonstratat kundër rritjes së kostove të jetesës dhe rënies së shërbimeve publike dolën......
Selia 2 e Bankës së Shqipërisë e djegur, çfarë mbeti pas zjarreve të djeshme të protestuesve
Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar shihen te Gjykata e Lartë. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te......
“Deri dje 50 biznese të dëmtuara, kryesisht sportele”, Rama: Dëmi më i vogël nga se amplifikohet
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për protestën ka dhënë edhe një shifër të bizneseve të dëmtuasra nga protesta. Sipas kreut të qeverisë dëmi është më I......
Kryeministri Rama: Pas maskave janë dashakeqët e Shqipërisë, duan të na fusin në kurthin e dhunës
Kryeministri Edi Rama ka bërë mëngjesin e sotëm një reagim të gjatë për protestën që prej pesë ditësh po zhvillohet në Tiranë. Rama ka deklaruar se është......
Tiranë, digjet kati i parë i ish Hotel Dajtit, selia nr 2 e Bankës së Shqipërisë
Në orët e mbrëmjes të së shtunës, dhuna dhe përplasja e protestuesve me policinë është përshkallëzuar në ekstrem. Grupe të mëdha demonstruesish hodhën gurë,......
Tirana, dita e pestë e protestave, përplasje dhe dëme, nis evidentimi i humbjeve të bizneseve
Përplasje, të lënduar dhe dëme në institucione e biznese. Qeveria nis evidentimin e dëmeve përmes e-Albania. Tirana u përball edhe këtë të shtunë me protesta......

