Selia 2 e Bankës së Shqipërisë e djegur, çfarë mbeti pas zjarreve të djeshme të protestuesve

Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar shihen te Gjykata e Lartë. Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel ‘Dajti’, dera kryesore, e cila u shpërthye nga protestuesit e më pas mori flakë, është tërësisht e nxirë. Mure të nxira, fasadë e shkrumbuar dhe një skelet i çuditshëm hekuri i ekspozuar. Këto janë detajet që të bien menjëherë në sy pas zjarrit që protestuesit i shkaktuan godinës së Gjykatës së Lartë, i cili mori përmasa duke rrezikuar ndërtesën. Në vendin e përfshirë nga flakët s’ka mbetur më asgjë veçse tavanit të rrënuar dhe një grumbulli materialesh të ngurta. Xhamat e dritareve të katit të parë janë të thyera, pika që protestuesit i përdorën për të hedhur të tjerë molotovë brenda zyrave.
Nga hapësirat mes dritareve mund të shihet se dëmi këtu është disi më i pakët, por vetëm një bilanc i qartë mund ta tregojë shkallën e tij.
Edhe një biznes ngjitur, që i përket një kompanie celulare ka pësuar disa dëme në fasadën e sipërme pasi pjesa e xhamtë është thyer, por protestuesit duket se nuk kanë tentuar të shqyejnë qepenin me forcë, siç vepruan te një tjetër pikë e të njëjtit operator, në hyrje të “Rrugës së Dibrës” ku edhe plaçkitën ç’mundën.
Po në rrugën “Myslym Shyri”, filiali i një banke të nivelit të dytë ku u shkaktua zjarr, numëron të njëjtat dëmtime.
Ndërsa te zyrat e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel ‘Dajti’, dera kryesore, e cila u shpërthye nga protestuesit e më pas mori flakë, është tërësisht e nxirë.
Edhe grilat e dritareve janë shkatërruar, xhamat e tyre, të disa dyerve si dhe të kabinës së rojet janë të thyera.
“Deri dje 50 biznese të dëmtuara, kryesisht sportele”, Rama: Dëmi më i vogël nga se amplifikohet
Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për protestën ka dhënë edhe një shifër të bizneseve të dëmtuasra nga protesta. Sipas kreut të qeverisë dëmi është më I......
Kryeministri Rama: Pas maskave janë dashakeqët e Shqipërisë, duan të na fusin në kurthin e dhunës
Kryeministri Edi Rama ka bërë mëngjesin e sotëm një reagim të gjatë për protestën që prej pesë ditësh po zhvillohet në Tiranë. Rama ka deklaruar se është......
Tiranë, digjet kati i parë i ish Hotel Dajtit, selia nr 2 e Bankës së Shqipërisë
Në orët e mbrëmjes të së shtunës, dhuna dhe përplasja e protestuesve me policinë është përshkallëzuar në ekstrem. Grupe të mëdha demonstruesish hodhën gurë,......
Tirana, dita e pestë e protestave, përplasje dhe dëme, nis evidentimi i humbjeve të bizneseve
Përplasje, të lënduar dhe dëme në institucione e biznese. Qeveria nis evidentimin e dëmeve përmes e-Albania. Tirana u përball edhe këtë të shtunë me protesta......
Veto integrimit në BE/ Shtetet anëtare po e shtojnë “veton” për pranimin e vendeve kandidate
Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndodhë sërish së......
Trump “çliron” Rusinë/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhërin që heq paketën e sanksioneve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të hequr dorë nga një paketë e re sanksionesh dhe tarifash ndaj Rusisë pak para se të......
Nafta 110 dollarë për fuçi/ Çmimi më i lartë që nga maji, shkak frika e konfliktit në Lindjen e Mesme
Çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror u rikthyen në një trajektore të konsiderueshme rritëse, duke e mbyllur javën me presione të forta të......
Kujdesi për të moshuarit/ OBSH: Mungojnë programet kombëtare të trajnimit
Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve formalë të të moshuarve, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e punonjësve dhe mbulimin me......

