Shqipëria Postuar më 18 October 2026, 09:19

“Deri dje 50 biznese të dëmtuara, kryesisht sportele”, Rama: Dëmi më i vogël nga se amplifikohet

Nga Scan TV

“Deri dje 50 biznese të dëmtuara, kryesisht sportele”,

Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij për protestën ka dhënë edhe një shifër të bizneseve të dëmtuasra nga protesta. Sipas kreut të qeverisë dëmi është më I vogël se ajo që amplifikojnë mediat. Rama tha se për bizneset do të bëhet më e mira dhe se ata do të mbështeten. “Dëmet janë më të vogla nga ata që duken dhe që amplifikohen në media. Deri dje ishin 50 biznese, kryesisht janë dëmtuar dyqane dhe sportele”, tha kryeministri. Një ditë më parë Rama prezantoi edhe një mundësi aplikimi për dëmshpërblim nëpërmjet e-Albania, të quajtur “Dëmi im“, ku cdo i dëmtuar mund të ngarkojë dokumentacionin e kërkuar. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat