Veto integrimit në BE/ Shtetet anëtare po e shtojnë “veton” për pranimin e vendeve kandidate
Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndodhë sërish së shpejti: Mali i Zi mund t'i përfundojë negociatat e anëtarësimit dhe mund të bëhet anëtar i BE-së në fillim të vitit 2028. Por ky optimizëm u zbeh nga njoftimi se Kroacia mund të vendosë veto ndaj anëtarësimit të Malit të Zi. Ministri i Jashtëm kroat, deklaroi së fundmi se Zagrebi ka një sërë kërkesash ndaj Malit të Zi. Ndër kërkesat e Kroacisë janë kompensimi për ish-të burgosurit e kampeve malazeze gjatë luftërave të viteve 1990, sqarimi i fatit të kroatëve të zhdukur dhe ndjekja e të dyshuarve për krime lufte. Dy vendet vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje edhe për kufirin detar. Po ashtu Kroacia kërkon 2.4 miliardë euro si kompensim për asetet e ish-Ushtrisë Popullore Jugosllave.
Serbiaka hapur negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014, por përparimi ka qenë i kufizuar. Në korrik 2026, tetë shtete anëtare të BE-së, përfshirë Kroacinë, u shprehën kundër hapjes së kapitujve të rinj negociues. Shqetësimet kryesore lidhen me gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
Asnjë vend kandidat nuk e ka përjetuar politikën e vetos në mënyrë kaq të gjatë dhe të dhimbshme sa Maqedonia e Veriut. Ajo mori statusin e vendit kandidat në vitin 2005, por negociatat zyrtare me BE-në nisën vetëm në korrik 2022. Për 13 vjet, Greqia bllokoi procesin për shkak të emrit.
Shqipëria, pas Malit të Zi, konsiderohet një nga kandidatët më premtues për anëtarësim. Megjithatë, Greqia ka paralajmëruar vazhdimisht, së fundmi edhe në qershor 2026, se mund të bllokojë procesin nëse të drejtat e pakicës greke, veçanërisht ato që lidhen me pronat, nuk garantohen në mënyrë të mjaftueshme.
Përballë këtyre përvojave, në Bruksel po diskutohet prej kohësh reforma e procesit të zgjerimit dhe kufizimi i përdorimit të vetos.
Trump “çliron” Rusinë/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhërin që heq paketën e sanksioneve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të hequr dorë nga një paketë e re sanksionesh dhe tarifash ndaj Rusisë pak para se të......
Nafta 110 dollarë për fuçi/ Çmimi më i lartë që nga maji, shkak frika e konfliktit në Lindjen e Mesme
Çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror u rikthyen në një trajektore të konsiderueshme rritëse, duke e mbyllur javën me presione të forta të......
Kujdesi për të moshuarit/ OBSH: Mungojnë programet kombëtare të trajnimit
Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve formalë të të moshuarve, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e punonjësve dhe mbulimin me......
Sa ndikojnë kostot e transportit? RCC: 73% e bizneseve i konsiderojnë të rëndësishme për tregtinë rajonale
Kostot e transportit mbeten një faktor i rëndësishëm për bizneset shqiptare në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.......
Sa paguajmë për internet? Shqipëria ka kosto relativisht të përballueshme në raport me të ardhurat dhe në rajon
A është interneti në Shqipëri një shërbim i përballueshëm për qytetarët? Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se, në......
Siguria për qendrat e të dhënave/ Ekspertët: Europa të rimendojë ndërtimin e infrastrukturës së IA-së
Qendrat e të dhënave janë bërë objektiva kryesore ushtarake dhe sulmet me dronë në Ukrainë duhet ta detyrojnë Evropën të rimendojë se ku e ndërton......
10.9 milionë euro për bebet/ Ndryshon bonusi, nga 1 Korriku 2027, pagesë deri në 5 vjeç
Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, buxheti i shtetit ka disbursuar rreth 1 miliard lekë, ose 10.9 milionë euro, për bonuset e bebeve të lindura gjatë......
Financim për punësimin/ Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim
Grupi i Bankës Botërore ka bërë të ditur se ka mobilizuar vlera rekord të kapitalit privat për atë që aksionarët dhe klientët e kanë kërkuar për vite me......

