Financim për punësimin/ Grupi i Bankës Botërore mobilizon kapital privat rekord për vendet në zhvillim

Grupi i Bankës Botërore ka bërë të ditur se ka mobilizuar vlera rekord të kapitalit privat për atë që aksionarët dhe klientët e kanë kërkuar për vite me radhë: më shumë kapital privat për punësimin krahas ekspertizës për vendet me ekonomi në zhvillim.
Në njoftim thuhet se kapitali privat i mobilizuar nga Grupi i Bankës Botërore është trefishuar gjatë katër viteve të fundit, duke u rritur nga 35 miliardë dollarë në vitin fiskal 2022 në 112 miliardë dollarë në vitin fiskal 2026. Së bashku me financimin vetanak të Grupit të Bankës Botërore, kjo e çoi financimin dhe mobilizimin total në ekonomitë në zhvillim në mbi 200 miliardë dollarë në vitin financiar 2026.
Rezultatet thuhet se pasqyrojnë tre vjet ndryshime në të gjithë Grupin e Bankës Botërore për të punuar më efektivisht me sektorin privat: duke u bërë më të shpejtë dhe më të thjeshtë.
Grupi i Bankës Botërore thekson se ka zbatuar këtë agjendë: përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe mjedisit rregullator, zgjerimin e garancive dhe financimit në valutë lokale, adresimin e sfidave të këmbimit valutor, rritjen e instrumenteve të kapitalit dhe avancimin e mënyrave të reja për investitorët institucionalë.
Grupi i Bankës Botërore po ashtu njofton se lëshoi më shumë se 25 miliardë dollarë në garanci, duke tejkaluar objektivin e vet prej 20 miliardë dollarëve në emetim vjetor deri në vitin 2030, katër vjet përpara afatit.
Sipas njoftimit krijimi i vendeve të punës është prioriteti qendror i Grupit të Bankës Botërore. Në ekonomitë në zhvillim, 1.2 miliardë të rinj do të arrijnë moshën e punës gjatë 10 deri në 15 viteve të ardhshme, ndërsa parashikohet të krijohen vetëm rreth 420 milionë vende pune. Sektori privat krijon nëntë nga dhjetë vende pune në këto ekonomi”.
Strategjia e Grupit të Bankës Botërore për punësim është e përqendruar rreth tre faktorëve që forcojnë njëri- tjetrin: investimi në infrastrukturën njerëzore dhe fizike; krijimi i mjediseve rregullatore të gatshme për biznes; dhe ndihma për rritjen e sektorit privat.
Dëmet nga protesta, Rama: Dritare e posaçme aplikimi në e-Albania, 10 grupe verifikimi në terren
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në......
Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap larg pranimit në SEPA
Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës. Në njoftimin e......
Vendimi i Presidentit Trump për të rifilluar fluturimet direkte të SHBA-Liban has në pengesë
Agjencia e aviacionit të Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se aeroporti kryesor i Libanit nuk ka certifikim të vlefshëm, sipas një përmbledhjeje raporti të parë......
Saudi Aramco ofron ngarkesa shtesë me naftë bruto për dërgesë të menjëhershme në Evropë
Të paktën tre rafineri evropiane pritet të marrin të gjitha kuotat e naftës bruto që kanë kërkuar nga kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite muajin e......
Christine Lagarde: Në nëntor largohet nga BQE, bëhet presidente e Forumit Ekonomik Botëror
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, pritet të lërë postin e saj në BQE që në nëntor për të marrë përsipër detyrën e presidentes së......
Uzbekistani 4.7 miliardë dollarë marrëveshje energjitike, plane për dy centrale bërthamore
Uzbekistani ka nënshkruar gjashtë marrëveshje energjetike me vlerë 4.7 miliardë dollarë (4.19 miliardë euro) dhe ka njoftuar plane për dy centrale të tjera......
Komisioni Europian dhe Ukraina krijojnë task-forcë të përbashkët për anëtarësimin në BE
Komisioni Europian dhe Ukraina nisën një takim të përbashkët të task-forcës dy herë në javë për të përshpejtuar reformat e pranimit në sundimin e ligjit dhe......
Apel për qetësi, zyra e OKB në Shqipëri dënon dhunën, kërkohet ulja e tensioneve në protestë
Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësim për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Në një deklaratë......

