Dëmet nga protesta, Rama: Dritare e posaçme aplikimi në e-Albania, 10 grupe verifikimi në terren

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do t’u vijë në ndihmë të gjitha bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestave të dhunshme. Ai tha se në e-Albania është hapur një dritare e posaçme për deklarimin e dëmeve, ndërsa 10 grupe të Tatimeve do të dalin në terren për verifikimin e tyre.
“Po bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet tek e-Albania, ku do të mund të regjistroheni duke futur të gjitha të dhënat: emër, mbiemër, identitetin dhe NIPT-in. Pastaj e-mailin, numrin e celularit, të dhëna si sipërfaqja, kompania e sigurimit, parashikimi i dëmit dhe më pas do të ngarkoni dokumentet, që janë pamjet, bashkë me faturat. Do të shikohet edhe raporti me shtetin sa i përket pagesave të detyrimeve. Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve.
Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës së verbër ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin. Siç u thashë miqve të dëmtuar në këtë biznes të vogël, 10 grupe verifikimi nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat e dëmeve mbi biznesin e vogël në kryeqytet. Do t’i kthejmë gërmadhat e verbërisë në shembuj të forcës.
I respektojmë studentët, i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt. E drejta për të protestuar duhet dhe do të mbrohet si një e drejtë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar në kohë të ndryshme. S’do të lejoj askënd dhe asgjë të rrezikojë të ardhmen e këtij vendi", tha Rama.
Miratimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave, BE: Kosova një hap larg pranimit në SEPA
Bashkimi Evropian në Kosovë ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës. Në njoftimin e......
Vendimi i Presidentit Trump për të rifilluar fluturimet direkte të SHBA-Liban has në pengesë
Agjencia e aviacionit të Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se aeroporti kryesor i Libanit nuk ka certifikim të vlefshëm, sipas një përmbledhjeje raporti të parë......
Saudi Aramco ofron ngarkesa shtesë me naftë bruto për dërgesë të menjëhershme në Evropë
Të paktën tre rafineri evropiane pritet të marrin të gjitha kuotat e naftës bruto që kanë kërkuar nga kompania shtetërore e naftës e Arabisë Saudite muajin e......
Christine Lagarde: Në nëntor largohet nga BQE, bëhet presidente e Forumit Ekonomik Botëror
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, pritet të lërë postin e saj në BQE që në nëntor për të marrë përsipër detyrën e presidentes së......
Uzbekistani 4.7 miliardë dollarë marrëveshje energjitike, plane për dy centrale bërthamore
Uzbekistani ka nënshkruar gjashtë marrëveshje energjetike me vlerë 4.7 miliardë dollarë (4.19 miliardë euro) dhe ka njoftuar plane për dy centrale të tjera......
Komisioni Europian dhe Ukraina krijojnë task-forcë të përbashkët për anëtarësimin në BE
Komisioni Europian dhe Ukraina nisën një takim të përbashkët të task-forcës dy herë në javë për të përshpejtuar reformat e pranimit në sundimin e ligjit dhe......
Apel për qetësi, zyra e OKB në Shqipëri dënon dhunën, kërkohet ulja e tensioneve në protestë
Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësim për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Në një deklaratë......
Anulohen 8 fluturime, Ministria e Infrastrukturës: Defekti në Itali prek fluturimet nga Tirana, priten vonesa
Problemet teknike në rrjetin e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë shkaktuar anulimin e 8 fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt......

