Shqipëria Postuar më 16 October 2026, 13:57

Anulohen 8 fluturime - Ministria e Infrastrukturës: Defekti në Itali prek fluturimet nga Tirana, priten vonesa të tjera

Nga SCAN TV

Anulohen 8 fluturime - Ministria e Infrastrukturës: Defekti në Itali

Problemet teknike në rrjetin e kontrollit të trafikut ajror në Itali kanë shkaktuar anulimin e 8 fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt aeroporteve italiane.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, për shkak të një anomalie në rrjetin e transmetimit të të dhënave, autoriteti italian ENAV po operon me vetëm 50% të kapacitetit.

Përveç fluturimeve të anuluara, priten vonesa dhe anulime të tjera, si në nisjet drejt Italisë, ashtu edhe në mbërritjet nga ky vend.

Ndërkohë, hapësira ajrore shqiptare dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijojnë të funksionojnë me kapacitet të plotë. Pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë statusin e fluturimit pranë kompanisë ajrore përpara udhëtimit.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat