Eurostat: Inflacioni në 2.7%/ Kosova kryeson me 7.8%, ndërsa në BE norma u vlerësua në 3.8%

Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson krahasimin e ndryshimit të çmimeve sipas metodologjisë europiane, u regjistrua në 2.7% në Shqipëri gjatë muajit shtator 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në vendin tonë mbetet më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në shtator ishte 3.8%.
Në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet mes ekonomive me normat më të ulëta të inflacionit, duke lënë pas vende si Malta, Çekia, Hungaria, Danimarka, Zvicra dhe Suedia. Në nivel të njëjtë me Shqipërinë, prej 2.7%, u pozicionua Finlanda. Ndërkohë, rritja më e fortë e çmimeve u regjistrua në Kosovë, me 7.8%, e ndjekur nga Rumania me 6.5% dhe Lituania me 6.1%.
Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria paraqet një nivel më të ulët të inflacionit. Në Mal të Zi, çmimet u rritën me 5.5%, në Kroaci me 4.3%, në Serbi me 4.2% dhe në Maqedoninë e Veriut me 3.5%. Diferenca më e madhe vërehet me Kosovën, ku norma e inflacionit ishte 5.1 pikë përqindje më e lartë se në Shqipëri.
Pavarësisht nivelit më të ulët të inflacionit në raport me Europën, ushqimet vijojnë të mbeten ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shtrenjtimin e kostos së jetesës. Sipas INSTAT, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” dha kontributin më të madh në inflacionin vjetor, me 0.78 pikë përqindje, ndërsa çmimet e këtij grupi u rritën me 2.3%. Transporti kontribuoi me 0.59 pikë përqindje, i ndjekur nga argëtimi, sporti dhe kultura me 0.56 pikë përqindje.
Shtrenjtimin më të madh vjetor e regjistroi grupi “Argëtim, sport dhe kulturë”, me 8.7%, i ndjekur nga transporti me 7.1%. Ndërkohë, çmimet e restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit u rritën me 2.6%, ndërsa ato të shërbimit arsimor me 3%.
Në raport me muajin gusht, çmimet e konsumit u rritën me 0.4%. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga shërbimi arsimor, ku çmimet u shtuan me 1.8%, si edhe nga argëtimi, sporti dhe kultura me 1.2% dhe ushqimet me 1.1%. Nga ana tjetër, ulja më e madhe mujore u regjistrua te mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë, me 1.2%.
Protestat dëmtojnë autobusët - Shërbimi me kapacitet të reduktuar. Ndërprerja, në varësi të situatës
Dëmtimi i autobusëve të transportit publik gjatë protestave në Tiranë ka sjellë reduktim të kapaciteteve në shërbim. Xhama të thyer dhe mjete të zhgaravitura......
2 trilionë në lojë - Fondi më i madh sovran në botë mund të rikthejë gjigantët e armëve në portofol
Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me asete mbi 2 trilionë euro, mund të lejohet sërish të investojë në kompani që prodhojnë armë......
Euro, në rënie - Monedha europiane prek nivelin më të ulët që nga viti 2025
Euro ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga mesi i majit 2025, ndërsa ndaj paundit britanik ka prekur minimumin që nga fillimi i......
Apel për protesta paqësore - Dhoma e Tregtisë, vlerësim paraprak për dëmin e shkaktuar
Bizneset kanë ripërsëritur thirrjet që protesta e studentëve të jetë paqësore dhe të mos shkatërrohet prona publike dhe private. Në një intervistë për TV......
Cigaret me çmim rekord - Deri në vitin 2030, qeveria gjermane pret miliarda euro shtesë nga taksat
Një paketë me 20 cigare në Gjermani mund të kushtojë më shumë se 11 euro deri në vitin 2030, pas miratimit nga Bundestagu të rritjes graduale të taksave për......
Ndryshon ligji i akuakulturës - Kontrata deri në 20 vjet, investimet duhet të përfundojnë brenda 3 viteve
Qeveria synon të nxisë më shumë investime në sektorin e akuakulturës duke zgjeruar këtë aktivitet, edhe në sipërfaqet e brendshme ujore dhe......
Anulohen fluturimet me Italinë - TIA: Problemet teknike në vendin fqinj prekin fluturimet nga dhe drejt Tiranës
Gjashtë destinacione italiane janë prekur nga anulimet e fluturimeve gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve teknike në sistemin e kontrollit të......
Pagesat në euro fitojnë terren - AIPS EURO përpunoi afro 5.7 miliardë deri në gusht, bizneset ndër përfituesit kryesorë
Pagesat në euro po zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Nga transfertat e bizneseve te pagesat mes klientëve, sistemi AIPS EURO......

