Ndryshon ligji i akuakulturës - Kontrata deri në 20 vjet, investimet duhet të përfundojnë brenda 3 viteve

Qeveria synon të nxisë më shumë investime në sektorin e akuakulturës duke zgjeruar këtë aktivitet, edhe në sipërfaqet e brendshme ujore dhe tokësore.
Projektligji i ri për akuakulturën, i hedhur për konsultim publik, parashikon rregulla të ndryshuara për kohëzgjatjen e kontratave, investimet, licencimin dhe përdorimin e sipërfaqeve ujore e tokësore.
Një nga ndryshimet kryesore lidhet me kohëzgjatjen e kontratave të akuakulturës, të cilat parashikohen deri në 20 vjet për sipërfaqet ujore dhe tokësore. Qeveria dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë të drejtën të japin prona me qira për ushtrimin e këtyre aktiviteteve. Kontratat do të përcaktojnë afatet për nisjen dhe përfundimin e investimeve dhe veprave të nevojshme, të cilat duhet të realizohen brenda 3 viteve nga nënshkrimi.
Projektligji rishikon procedurat për përcaktimin dhe administrimin e Zonave të Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA), të dedikuara për zhvillimin e akuakulturës detare dhe infrastrukturën përkatëse. Përgatitja dhe miratimi i tyre do të bëhen në kuadër të planifikimit të hapësirës detare, me synimin për të harmonizuar aktivitetin me përdorimet e tjera të detit dhe për të shmangur konfliktet mes tyre.
Ndryshe nga akuakultura detare, aktivitetet në ujërat e brendshme dhe në sipërfaqet tokësore nuk do të kushtëzohen nga miratimi i një ZPA-je.
Projektligji parashikon gjithashtu një dispozitë të posaçme për akuaponinë, sistem që ndërthur rritjen e organizmave ujorë me kultivimin e bimëve. Për këtë veprimtari do të përcaktohen kushtet e ushtrimit, procedurat për përfitimin e së drejtës dhe kërkesat për licencim, si dhe detyrimi për pajisjen me lejet dhe autorizimet përkatëse.
E drejta për ushtrimin e akuakulturës do të jepet përmes procedurave të konkurrimit publik për zonat detare të miratuara si ZPA, ujërat e brendshme dhe sipërfaqet tokësore shtetërore ose vendore. Procedurat do të organizohen nga ministria përgjegjëse dhe do të jenë të hapura për personat fizikë dhe juridikë që plotësojnë kriteret ligjore.
Aktiviteti duhet të zhvillohet brenda zonës ose sipërfaqes së përcaktuar në kontratë, në përputhje me llojet dhe sasitë e miratuara të organizmave ujorë. Ndryshimi i specieve të kultivuara ose rritja e kapacitetit prodhues do të kërkojë ndryshimin e kontratës, pas një vlerësimi teknik që merr parasysh kapacitetin mbajtës të zonës, kushtet mjedisore dhe kërkesat ligjore. Përjashtim bëjnë rastet që i nënshtrohen një regjimi të posaçëm ligjor.
Anulohen fluturimet me Italinë - TIA: Problemet teknike në vendin fqinj prekin fluturimet nga dhe drejt Tiranës
Gjashtë destinacione italiane janë prekur nga anulimet e fluturimeve gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve teknike në sistemin e kontrollit të......
Pagesat në euro fitojnë terren - AIPS EURO përpunoi afro 5.7 miliardë deri në gusht, bizneset ndër përfituesit kryesorë
Pagesat në euro po zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Nga transfertat e bizneseve te pagesat mes klientëve, sistemi AIPS EURO......
Lekët “ndajnë” shqiptarët/ Të pasurit kanë gati 5 herë më shumë të ardhura se të varfërit. Jemi mbi BE
Në Shqipëri, 20% e popullsisë me të ardhurat më të larta përfiton pothuajse pesë herë më shumë sesa 20% me të ardhurat më të ulëta. Edhe pse hendeku ekonomik......
Dëme në Postën Shqiptare - Ibrahimaj: Të moshuarit mund t’i marrin pensionet në filialet e tjera
Dëmtimet në pronën publike gjatë protestave kanë prekur edhe shërbimet e Postës Shqiptare, ku çdo ditë qytetarët kryejnë pagesa dhe pensionistët tërheqin të......
Gushti solli më shumë turistë/ Vizitorët e huaj u rritën me 10.7%, kryesuan polakët
Turizmi në Shqipëri vijoi të rritet edhe në gusht, me numrin e vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike që u zgjerua me 10.3% krahasuar me të njëjtin......
Protesta, kush paguan dëmet? - Si ndahet fatura midis publikut, sigurimeve dhe bizneseve
Protesta e dhunshme në Tiranë ka shkaktuar dhe po vijon të shkaktojë dëme në infrastrukturën publike dhe biznese, duke lënë pas një faturë ekonomike të......
“Frenojnë” makinat elektrike - Shitjet globale ranë 2% në shtator, pas gjashtë muajsh rritjeje radhazi
Shitjet globale të makinave elektrike ranë me 2% në shtator, duke ndërprerë një periudhë gjashtëmujore rritjeje. Sipas të dhënave të kompanisë kërkimore......
Gjermania ndërhyn në Ballkan - Berlini i kërkon Zagrebit të zgjidhë mosmarrëveshjet me Malin e Zi për anëtarësim në BE
Gjermania po ushtron presion ndaj Kroacisë që të zgjidhë mosmarrëveshjet dypalëshe me Malin e Zi, të cilat rrezikojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit të......

