Sa staf punësojmë nga rajoni? RCC: Bizneset shqiptare kanë vetëm 4% të të punësuarve

Vetëm 4% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se kanë punësuar punonjës nga një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor, duke treguar se lëvizja e fuqisë punëtore mes vendeve të rajonit mbetet e kufizuar. Të dhënat vijnë nga Barometri i Ballkanit, i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i cili ka analizuar përvojën e bizneseve me punësimin përtej kufijve të vendeve të tyre.
Sipas rezultateve të anketës, Shqipëria renditet pranë fundit të klasifikimit rajonal për këtë tregues. Përqindja prej 4% është më e lartë se ajo e Bosnjë-Hercegovinës, ku 3% e bizneseve raportojnë se kanë punësuar punonjës nga një tjetër vend i rajonit, si dhe e Maqedonisë së Veriut, me 2%. Ndërkohë, në Kosovë, asnjë nga bizneset e përfshira në rezultatet e paraqitura nuk ka deklaruar punësime të tilla.
Në krahun tjetër, Mali i Zi shënon diferencën më të madhe, me 18% të bizneseve që deklarojnë se kanë punësuar punonjës nga një prej vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë se në vendet e tjera të rajonit dhe e vendos Malin e Zi në krye të listës. Pas tij renditet Serbia, ku 5% e bizneseve kanë raportuar punësime nga një juridiksion tjetër i Ballkanit Perëndimor.
Në nivel rajonal, 6% e bizneseve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor deklarojnë se kanë punësuar punonjës nga një tjetër vend i rajonit. Kjo shifër tregon se, pavarësisht lidhjeve ekonomike dhe përpjekjeve për të nxitur bashkëpunimin rajonal, punësimi ndërkufitar nuk është ende një praktikë e përhapur mes bizneseve.
Për Shqipërinë, të dhënat tregojnë se punësimi i punonjësve nga vendet fqinje mbetet një fenomen relativisht i kufizuar. Megjithatë, treguesi mat vetëm përvojën e bizneseve me punësimin nga vendet e tjera të rajonit dhe nuk përfshin punësimet nga vende jashtë Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, rezultatet duhen parë si një pasqyrë e lëvizjes së fuqisë punëtore brenda rajonit, dhe jo e punësimit të përgjithshëm të shtetasve të huaj në secilin vend.

Eurostat: Inflacioni në 2.7%/ Kosova kryeson me 7.8%, ndërsa në BE norma u vlerësua në 3.8%
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson krahasimin e ndryshimit të çmimeve sipas metodologjisë europiane, u......
Protestat dëmtojnë autobusët - Shërbimi me kapacitet të reduktuar. Ndërprerja, në varësi të situatës
Dëmtimi i autobusëve të transportit publik gjatë protestave në Tiranë ka sjellë reduktim të kapaciteteve në shërbim. Xhama të thyer dhe mjete të zhgaravitura......
2 trilionë në lojë - Fondi më i madh sovran në botë mund të rikthejë gjigantët e armëve në portofol
Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me asete mbi 2 trilionë euro, mund të lejohet sërish të investojë në kompani që prodhojnë armë......
Euro, në rënie - Monedha europiane prek nivelin më të ulët që nga viti 2025
Euro ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga mesi i majit 2025, ndërsa ndaj paundit britanik ka prekur minimumin që nga fillimi i......
Apel për protesta paqësore - Dhoma e Tregtisë, vlerësim paraprak për dëmin e shkaktuar
Bizneset kanë ripërsëritur thirrjet që protesta e studentëve të jetë paqësore dhe të mos shkatërrohet prona publike dhe private. Në një intervistë për TV......
Cigaret me çmim rekord - Deri në vitin 2030, qeveria gjermane pret miliarda euro shtesë nga taksat
Një paketë me 20 cigare në Gjermani mund të kushtojë më shumë se 11 euro deri në vitin 2030, pas miratimit nga Bundestagu të rritjes graduale të taksave për......
Ndryshon ligji i akuakulturës - Kontrata deri në 20 vjet, investimet duhet të përfundojnë brenda 3 viteve
Qeveria synon të nxisë më shumë investime në sektorin e akuakulturës duke zgjeruar këtë aktivitet, edhe në sipërfaqet e brendshme ujore dhe......
Anulohen fluturimet me Italinë - TIA: Problemet teknike në vendin fqinj prekin fluturimet nga dhe drejt Tiranës
Gjashtë destinacione italiane janë prekur nga anulimet e fluturimeve gjatë ditës së sotme, për shkak të problemeve teknike në sistemin e kontrollit të......

