Shqipëria Postuar më 16 October 2026, 12:39

Protestat dëmtojnë autobusët - Shërbimi me kapacitet të reduktuar. Ndërprerja, në varësi të situatës

Nga Ola Mitre

Protestat dëmtojnë autobusët - Shërbimi me kapacitet të

Dëmtimi i autobusëve të transportit publik gjatë protestave në Tiranë ka sjellë reduktim të kapaciteteve në shërbim. Xhama të thyer dhe mjete të zhgaravitura me bojë kanë detyruar operatorët të tërheqin autobusët nga qarkullimi dhe t’i dërgojnë në park. Në një proponcim për TV SCAN, kreu i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërurban, Dashnor Memaj thotë se pas ndërprerjes së një dite më parë shërbimi ka rifilluar, por një pjesë e flotës mbetet jashtë funksionit për kontrolle dhe riparime.

“Transporti publik dje ka patur një shkëputje të shërbimit gjatë ditës për shkak të protestave duke qenë se në disa momente janë dëmtuar autobusë, janë thyer xhama, janë zhgaravitur me bojëra të të ndryshme ku ne jemi detyruar pastaj të përheqim flotën e mjeteve dhe t’i dërgojmë drejt parkut. Sot aktualisht transporti publik ka funksionuar. Jo me kapacitet plotë po themi, se ato autobusë të cilët janë dëmtuar kanë nevojë për shërbim, për t’u kolauduar, për t’i parë dhe për t'i vënë në shërbim.Rrejdhimisht gjatë ditës do e shikojmë për çdo ndodhi, ne duhet të jemi të përgatitur që mos dëmtohen mjetet e t’i tërheqim përsëri në park”, - tha Memaj. 

Pas tri ditësh protestash, operatorët po ndjekin situatën për të vendosur mbi vijimin e qarkullimit. Sipas Memajt, dëmtimet dhe tërheqja e mjeteve shtojnë kostot e aktivitetit, ndërsa mbetet ende e pazgjidhur edhe çështja e subvencionit të premtuar nga institucionet për rritjen e çmimit të naftës.  

“Aq më tepër që edhe pengimi i qarkullimit apo tërheqja e autobusëve në park do të thotë kosto të shtuara për operatorët, kosto të shtuara në tërsi për dëmtimin e mjeteve. Ne e mirëkuptojmë se është situata e protestave, ka dhe dëmtime, por duke qenë se përballemi me kriza të vazhdueshme, nuk arrijmë dot t'i nxjerrim me kapacitet të plotë autobusët dhe të shërbejnë siç duhet”, - tha Memaj. 

Shoqata paralajmëron se, në rast të përplasjeve dhe dëmtimeve të tjera, autobusët mund të tërhiqen sërish në park, ndërsa kërkon nxjerrjen e vendimit të Këshillit të Ministrave që do të mundësonte mbështetjen financiare. 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat