Bizneset ulin qepenët - Mbështesin protestuesit, por kërkojnë të mos sulmohen

Aty ku filloi e gjitha, në rrugën e Durrësit, e njohur si një nga zonat më të mëdha tregtare të Tiranës, tashmë çdo biznes është mbyllur. Ndërsa ka lënë për protestuesit mesazhin e mbështetjes, luten për të mos dëmtuar bizneset.
Myslym Shyri, gjithashtu e njohur për aktivitetin e lartë tregtar, ka pasur dëme, duke bërë që shumë dyqane të pezullojnë përkohësisht punën.
Zona rreth Parlamentit, e njohur për argjendarit e shumta gjithashtu ka pezulluar aktivitetin.
Edhe në rrugën e Kavajës, disa biznese kanë zgjedhur të sigurohen që nuk do të dëmtohen nga tensionet dhe përplasjet e dhunshme.
E njëjta situatë paraqitet edhe në zonën e ish-bllokut, e cila gjatë një nate më parë u kthye në një nga pikat më të nxehta të protestës.
Nga vëzhgimi që SCAN ka kryer në terren, bizneset që kanë ulur qepenat në zonat e prekura janë kryesisht argjendari, dyqane telefonash e pajisjesh elektronike, si edhe pika të këmbimit valutor.
Vlera e lartë e mallrave dhe paratë që mbahen në këto ambiente i bëjnë më të ekspozuara ndaj humbjeve në rast dëmtimi apo grabitjeje.
Gjatë ditëve të kaluara janë sulmuar një sërë biznesesh, bankash dhe institucionesh financiare jo-banka.
Sa staf punësojmë nga rajoni? RCC: Bizneset shqiptare kanë vetëm 4% të të punësuarve
Vetëm 4% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se kanë punësuar punonjës nga një tjetër vend i Ballkanit Perëndimor, duke treguar se lëvizja e fuqisë punëtore......
Eurostat: Inflacioni në 2.7%/ Kosova kryeson me 7.8%, ndërsa në BE norma u vlerësua në 3.8%
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson krahasimin e ndryshimit të çmimeve sipas metodologjisë europiane, u......
Protestat dëmtojnë autobusët - Shërbimi me kapacitet të reduktuar. Ndërprerja, në varësi të situatës
Dëmtimi i autobusëve të transportit publik gjatë protestave në Tiranë ka sjellë reduktim të kapaciteteve në shërbim. Xhama të thyer dhe mjete të zhgaravitura......
2 trilionë në lojë - Fondi më i madh sovran në botë mund të rikthejë gjigantët e armëve në portofol
Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë me asete mbi 2 trilionë euro, mund të lejohet sërish të investojë në kompani që prodhojnë armë......
Euro, në rënie - Monedha europiane prek nivelin më të ulët që nga viti 2025
Euro ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga mesi i majit 2025, ndërsa ndaj paundit britanik ka prekur minimumin që nga fillimi i......
Apel për protesta paqësore - Dhoma e Tregtisë, vlerësim paraprak për dëmin e shkaktuar
Bizneset kanë ripërsëritur thirrjet që protesta e studentëve të jetë paqësore dhe të mos shkatërrohet prona publike dhe private. Në një intervistë për TV......
Cigaret me çmim rekord - Deri në vitin 2030, qeveria gjermane pret miliarda euro shtesë nga taksat
Një paketë me 20 cigare në Gjermani mund të kushtojë më shumë se 11 euro deri në vitin 2030, pas miratimit nga Bundestagu të rritjes graduale të taksave për......
Ndryshon ligji i akuakulturës - Kontrata deri në 20 vjet, investimet duhet të përfundojnë brenda 3 viteve
Qeveria synon të nxisë më shumë investime në sektorin e akuakulturës duke zgjeruar këtë aktivitet, edhe në sipërfaqet e brendshme ujore dhe......

