Gushti solli më shumë turistë/ Vizitorët e huaj u rritën me 10.7%, kryesuan polakët
Turizmi në Shqipëri vijoi të rritet edhe në gusht, me numrin e vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike që u zgjerua me 10.3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja u shoqërua edhe me qëndrime më të gjata të turistëve, ndërsa hotelet regjistruan një normë më të lartë shfrytëzimi të dhomave, duke treguar një ecuri pozitive të sektorit gjatë muajit kulmor të sezonit veror.
Sipas të dhënave, numri i vizitorëve rezidentë, pra shtetasve shqiptarë, u rrit me 9% në raport me gushtin e vitit 2025. Ndërkohë, vizitorët jo-rezidentë, që përfshijnë turistët e huaj, shënuan një rritje më të lartë prej 10.7%. Këto shifra tregojnë se zgjerimi i aktivitetit turistik u mbështet si nga udhëtimet e shqiptarëve brenda vendit, ashtu edhe nga kërkesa e vizitorëve të huaj për të qëndruar në Shqipëri.
Një tjetër tregues që dëshmon për ecurinë e turizmit është rritja e net-qëndrimeve, që mat numrin e netëve të kaluara nga vizitorët në strukturat akomoduese. Në total, ky tregues u rrit me 12.5% krahasuar me gushtin e një viti më parë. Sipas të dhënave, net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 13.4%, ndërsa ato të vizitorëve jo-rezidentë me 9.8%.
Jugu mbetet rajoni me numrin më të lartë të vizitorëve. Gjatë gushtit, ky rajon priti afro 372 mijë vizitorë, duke u renditur në vendin e parë si për vizitorët rezidentë, ashtu edhe për ata jo-rezidentë. Pas jugut renditet rajoni i veriut, i cili gjithashtu regjistroi një numër të konsiderueshëm vizitorësh. Në anën tjetër, rajoni qendror shënoi numrin më të ulët të vizitorëve të akomoduar gjatë muajit gusht.
Sa i përket origjinës së turistëve të huaj, Kosova vijon të jetë tregu kryesor për strukturat akomoduese në Shqipëri, duke përbërë 17% të vizitorëve jo-rezidentë. Pas saj renditet Polonia me 12%, e ndjekur nga Italia me 10%. Franca dhe Gjermania përfaqësojnë përkatësisht 8% dhe 7% të vizitorëve të huaj, ndërsa 46% vijnë nga vende të tjera.
Përmirësimi i aktivitetit turistik u reflektua edhe në shfrytëzimin e kapaciteteve hoteliere. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 67.4% në gusht, nga 61.5% në të njëjtin muaj të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 5.9 pikësh përqindjeje, duke treguar se një pjesë më e madhe e kapaciteteve hoteliere ishte në përdorim krahasuar me një vit më parë.
Protesta, kush paguan dëmet? - Si ndahet fatura midis publikut, sigurimeve dhe bizneseve
Protesta e dhunshme në Tiranë ka shkaktuar dhe po vijon të shkaktojë dëme në infrastrukturën publike dhe biznese, duke lënë pas një faturë ekonomike të......
“Frenojnë” makinat elektrike - Shitjet globale ranë 2% në shtator, pas gjashtë muajsh rritjeje radhazi
Shitjet globale të makinave elektrike ranë me 2% në shtator, duke ndërprerë një periudhë gjashtëmujore rritjeje. Sipas të dhënave të kompanisë kërkimore......
Gjermania ndërhyn në Ballkan - Berlini i kërkon Zagrebit të zgjidhë mosmarrëveshjet me Malin e Zi për anëtarësim në BE
Gjermania po ushtron presion ndaj Kroacisë që të zgjidhë mosmarrëveshjet dypalëshe me Malin e Zi, të cilat rrezikojnë të pengojnë procesin e anëtarësimit të......
Qiraja “gëlltit” pagat - Pas faturave, familjeve europiane u mbeten nga 253 euro në Lisbonë, deri mbi 9 mijë në Zyrih
Sa para i mbeten një çifti në fund të muajit, pasi paguan qiranë? Në shumë qytete evropiane, përgjigjja varet jo vetëm nga paga, por edhe nga kostoja e......
Italia, kaos në fluturime - Defekti në rrjetin e kontrollit ajror shkakton vonesa dhe anulime
Një defekt në rrjetin e transmetimit të të dhënave që mbështet kontrollin e trafikut ajror ka shkaktuar vonesa të shumta dhe anulime fluturimesh në të gjithë......
Porti i Durrësit rrit aktivitetin/ 8-mujori, zgjerohet me 47% volumi i kontejnerëve
Porti i Durrësit vijon të regjistrojë rritje të aktivitetit tregtar dhe të volumeve të përpunimit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual......
Protestat, Shoqata e Bankave: Sulmet nuk cenojnë sigurinë e depozitave
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton se dëmtimi i disa degëve dhe ATM-ve gjatë protestave ka sjellë kufizime të përkohshme të shërbimit dhe orareve, ndërsa......
Protestat, OSBE ofrohet për lehtësimin e dialogut
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për situatën e krijuar nga protestat, duke shprehur......

