Protestat, OSBE ofrohet për lehtësimin e dialogut
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur mesazhin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për situatën e krijuar nga protestat, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e një dialogu gjithëpërfshirës mes palëve.
Në një reagim publik, OSBE-ja i është bashkuar thirrjes së kreut të shtetit për qetësi dhe dialog, duke ofruar mbështetjen e saj nëse kjo kërkohet nga palët e përfshira.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet”, thuhet në deklaratë.
Reagimi vjen pas mesazhit të Presidentit Begaj, i cili dënoi aktet e dhunës gjatë protestave, njohu të drejtën e qytetarëve dhe të rinjve për t'u dëgjuar dhe shprehu gatishmërinë për të ofruar një hapësirë dialogu e mirëkuptimi.
Qëndrimi i OSBE-së shpreh mbështetje për këtë nismë, por nuk nënkupton nisjen e një procesi formal ndërmjetësimi, pasi angazhimi i organizatës kushtëzohet nga një kërkesë për ndihmë.
Protestat, Kryetari i Kuvendit Peleshi apel për dialog dhe përmbajtje
Pas apelit të kreut të shtetit, edhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë thirrje për qetësi, përmbajtje dhe dialog mes palëve, pas përshkallëzimit të......
Apeli i Aleancës Kosovare të Bizneseve: Mbroni bizneset, të shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme
Situata e krijuar nga protestat në Shqipëri ka sjellë reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), e cila u ka kërkuar institucioneve shqiptare marrjen e......
Protestat, Presidenti Begaj bën apel për maturi. Ofrohet për rol ndërmjetësues
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka sinjalizuar gatishmërinë për të marrë një rol ndërmjetësues në situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit,......
Tirana zgjeron shtigjet turistike - 35 km itinerare për Baldushkun dhe Shëngjergjin
Dy zona natyrore në territorin e Bashkisë Tiranë pritet të përfitojnë nga investimet për përmirësimin e infrastrukturës turistike. Agjencia e Parqeve dhe......
“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e dyqaneve
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi që disa biznese të vogla në Tiranë kanë zgjedhur t'u përcjellin protestuesve, në një kohë kur......
Sulmet ndaj Arabisë Saudite - FMN: Goditja ndaj selisë së Aramco-s rrit shqetësimet për tregjet e naftës dhe ekonominë globale
Sulmi ndaj selisë së gjigantit të naftës Aramco në Arabinë Saudite ka shtuar shqetësimet për tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore. Çmimi i......
Anthropic synon rekordin - Gara me OpenAI dhe planet për dalje në bursë vënë në provë gjigantin e inteligjencës artificiale
Anthropic, kompania amerikane që zhvillon modelet e inteligjencës artificiale Claude, ka rritur të ardhurat me rreth 46%, duke arritur në 16.8 miliardë......
Konkurrencë për mbijetesë - Shitjet në rënie në Kinë i shtyjnë prodhuesit të kërkojnë rritje në Evropë
Evropa po kthehet në një treg vendimtar për të ardhmen e prodhuesve kinezë të makinave. Me shitjet në rënie në vend dhe konkurrencën gjithnjë e më të fortë,......

