Apeli i Aleancës Kosovare të Bizneseve: Mbroni bizneset, të shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme

Situata e krijuar nga protestat në Shqipëri ka sjellë reagimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), e cila u ka kërkuar institucioneve shqiptare marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës publike e private.
Përmes një letre zyrtare drejtuar Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, Aleanca shpreh shqetësimin për ndikimin e situatës së tensionuar në sigurinë e qytetarëve, funksionimin e institucioneve dhe klimën e biznesit.
“Çdo përshkallëzim i dhunës dhe çdo dëmtim i pronës cenon sigurinë, besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit”, theksohet në letrën e firmosur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini.
Aleanca u kërkon autoriteteve shqiptare të marrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e bizneseve, si dhe të garantojnë koordinimin mes institucioneve përgjegjëse për rendin dhe sigurinë.
Një nga kërkesat e paraqitura është edhe shqyrtimi i mundësisë së shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse përmbushen kushtet e parashikuara nga kuadri ligjor dhe kushtetues.
“Të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe kushtetuese”, thuhet në dokument.
Krahas masave për sigurinë, organizata e biznesit kërkon hapjen e kanaleve të dialogut institucional dhe politik, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.
Sipas AKB-së, mbrojtja e pronës, siguria e qytetarëve dhe stabiliteti institucional janë interesa të përbashkëta që duhet të qëndrojnë mbi dallimet politike.
“Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale. Prona private dhe publike duhet të mbrohet, ligji duhet të zbatohet dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt”, përfundon letra e Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Reagimi i plotë i AKB
ALEANCA KOSOVARE E BIZNESEVE – AKB
Prishtinë, 15.10.2026
DREJTUAR:
Shkëlqesisë së Tij, z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Z. Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Lënda: Kërkesë urgjente për masa institucionale në mbrojtje të pronës private dhe publike, rendit dhe sigurisë në Shqipëri
Të nderuar drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë,
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), duke shprehur shqetësimin për situatën e tensionuar dhe rrezikun ndaj pronës private e publike, sigurisë së qytetarëve dhe funksionimit normal të institucioneve, ju drejtohet me këtë thirrje për veprim të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.
Mbrojtja e jetës, sigurisë së qytetarëve, pronës private dhe publike, si dhe garantimi i rendit kushtetues, janë përgjegjësi themelore të shtetit. Çdo përshkallëzim i dhunës dhe çdo dëmtim i pronës cenon sigurinë, besimin e qytetarëve dhe klimën e biznesit.
Në këtë kontekst, kërkojmë nga institucionet që ju drejtoni:
1. Të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe proporcionale për mbrojtjen e qytetarëve, bizneseve dhe pronës private e publike.
2. Të sigurojnë koordinim të plotë ndërmjet institucioneve përgjegjëse për rendin, sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
3. Të hapin kanale efektive të dialogut institucional dhe politik për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
4. Të shqyrtojnë urgjentisht të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjorë, përfshirë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nëse plotësohen kushtet ligjore dhe kushtetuese.
Ne vlerësojmë se në momente të tilla nevojitet përgjegjësi e lartë shtetërore, maturi politike dhe veprim në kohën e duhur, me qëllim që të parandalohet çdo cenim i mëtejshëm i sigurisë dhe pronës.
Shqipëria ka nevojë për rend, siguri, dialog dhe institucione funksionale. Prona private dhe publike duhet të mbrohet, ligji duhet të zbatohet dhe qytetarët duhet të ndihen të sigurt.
Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh bindjen se mbrojtja e pronës, siguria e qytetarëve dhe stabiliteti institucional janë interesa të përbashkëta që duhet të qëndrojnë mbi çdo dallim politik.
Duke ju kërkuar vëmendje dhe veprim urgjent institucional, ju shprehim konsideratën tonë të lartë.
Me respekt,
Dr Agim Shahini
Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)
Protestat, Presidenti Begaj bën apel për maturi. Ofrohet për rol ndërmjetësues
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka sinjalizuar gatishmërinë për të marrë një rol ndërmjetësues në situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit,......
Tirana zgjeron shtigjet turistike - 35 km itinerare për Baldushkun dhe Shëngjergjin
Dy zona natyrore në territorin e Bashkisë Tiranë pritet të përfitojnë nga investimet për përmirësimin e infrastrukturës turistike. Agjencia e Parqeve dhe......
“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e dyqaneve
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi që disa biznese të vogla në Tiranë kanë zgjedhur t'u përcjellin protestuesve, në një kohë kur......
Sulmet ndaj Arabisë Saudite - FMN: Goditja ndaj selisë së Aramco-s rrit shqetësimet për tregjet e naftës dhe ekonominë globale
Sulmi ndaj selisë së gjigantit të naftës Aramco në Arabinë Saudite ka shtuar shqetësimet për tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore. Çmimi i......
Anthropic synon rekordin - Gara me OpenAI dhe planet për dalje në bursë vënë në provë gjigantin e inteligjencës artificiale
Anthropic, kompania amerikane që zhvillon modelet e inteligjencës artificiale Claude, ka rritur të ardhurat me rreth 46%, duke arritur në 16.8 miliardë......
Konkurrencë për mbijetesë - Shitjet në rënie në Kinë i shtyjnë prodhuesit të kërkojnë rritje në Evropë
Evropa po kthehet në një treg vendimtar për të ardhmen e prodhuesve kinezë të makinave. Me shitjet në rënie në vend dhe konkurrencën gjithnjë e më të fortë,......
Gati kamerat e votimit - KQZ përgatit monitorimin për vendoret 2027
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet teknike për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke hapur një tender me fond limit prej 34.8 milionë lekësh,......
Prodhuesit: Jo dhunim bizneseve - Kërkojnë mbrojtjen e pronës dhe punonjësve
Përshkallëzimi i protestave në Tiranë ka sjellë reagimin e shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, e cila ka shprehur shqetësimin për incidentet e......

