Sulmet ndaj Arabisë Saudite - FMN: Goditja ndaj selisë së Aramco-s rrit shqetësimet për tregjet e naftës dhe ekonominë globale

Sulmi ndaj selisë së gjigantit të naftës Aramco në Arabinë Saudite ka shtuar shqetësimet për tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore. Çmimi i naftës Brent u rrit mbi 106 dollarë për fuçi, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se përshkallëzimi i konfliktit mund të rëndojë ekonomitë në mbarë botën.
Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi gjatë takimeve vjetore të institucionit dhe Bankës Botërore në Bangkok se zhvillimet në Arabinë Saudite mund të kenë pasoja negative për ekonominë globale.
Sipas Ministrisë saudite të Energjisë, një ndërtesë administrative në selinë e Aramco-s u godit të martën në mbrëmje, duke shkaktuar një zjarr të kufizuar. Nuk pati viktima apo të lënduar. Rebelët Huthi të Jemenit, të rreshtuar me Iranin, morën përgjegjësinë për sulmin. Pavarësisht dëmeve të raportuara në ndërtesë, operacionet e kompanisë vijonin normalisht.
Pasojat janë ndier edhe në transportin ajror. Lufthansa ka pezulluar fluturimet drejt Riadit deri më 18 nëntor, ndërsa aksionet e Aramco-s ranë me 0.5% në tregtimin e hershëm.
Ekonomia saudite ishte nën presion edhe përpara sulmit, për shkak të luftës me Iranin dhe ndërprerjeve të transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, një korridor strategjik për tregtinë globale të energjisë.
FMN parashikon që ekonomia e Arabisë Saudite të tkurret me 3.3% gjatë vitit 2026, përpara një rritjeje prej 7.9% në vitin 2027. Këto projeksione bazohen në pritshmërinë që Ngushtica e Hormuzit të nisë të rihapet gradualisht nga marsi i vitit të ardhshëm dhe që transporti detar të rikthehet në nivelet e para luftës deri në tetor 2027.
Ndërkohë, tubacioni East-West, që transporton naftën drejt portit të Yanbu-së në Detin e Kuq, ka ndihmuar në kufizimin e dëmeve duke shmangur kalimin nga Hormuzi.
FMN paralajmëron se pasojat e krizës mund të jenë veçanërisht të rënda për vendet më të varfra, të cilat varen nga importet e energjisë. Georgieva u bëri thirrje qeverive të mbështesin qytetarët që përballen me rritjen e kostove të energjisë dhe ushqimeve.
Anthropic synon rekordin - Gara me OpenAI dhe planet për dalje në bursë vënë në provë gjigantin e inteligjencës artificiale
Anthropic, kompania amerikane që zhvillon modelet e inteligjencës artificiale Claude, ka rritur të ardhurat me rreth 46%, duke arritur në 16.8 miliardë......
Konkurrencë për mbijetesë - Shitjet në rënie në Kinë i shtyjnë prodhuesit të kërkojnë rritje në Evropë
Evropa po kthehet në një treg vendimtar për të ardhmen e prodhuesve kinezë të makinave. Me shitjet në rënie në vend dhe konkurrencën gjithnjë e më të fortë,......
Gati kamerat e votimit - KQZ përgatit monitorimin për vendoret 2027
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet teknike për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke hapur një tender me fond limit prej 34.8 milionë lekësh,......
Prodhuesit: Jo dhunim bizneseve - Kërkojnë mbrojtjen e pronës dhe punonjësve
Përshkallëzimi i protestave në Tiranë ka sjellë reagimin e shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, e cila ka shprehur shqetësimin për incidentet e......
Ryanair braktis 13 aeroporte - Shkurton fluturimet për shkak të kostove të larta
Ryanair po riorganizon rrjetin e saj të fluturimeve, duke u tërhequr nga një sërë aeroportesh dhe duke reduktuar linjat ajrore në disa vende. Ndryshimet kanë......
Pse investojnë bizneset jashtë? Bashkëpunimi për fuqi punëtore të kualifikuar dhe taksat mbeten arsyet kryesore
Bizneset shqiptare kërkojnë tregje të reja jashtë vendit, por çfarë i tërheq drejt investimeve të huaja? Aksesi në tregje të reja, ulja e kostove të prodhimit......
Bizneset ulin qepenat - Xhama të thyer, semaforë jashtë funksionit dhe dëme pas protestave në Tiranë
Xhama të thyer, biznese me qepena të ulur dhe semaforë jashtë funksionit. Kjo është pamja që kanë lënë pas protestat e dy ditëve të fundit në disa prej......
Punësimi nga fqinjët, minimal - Mali i Zi punëson nga rajoni 4.5 herë më shumë se Shqipëria
Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare, por punësimi i shtetasve nga vendet e rajonit vijon të jetë i kufizuar.......

