Pse investojnë bizneset jashtë? Bashkëpunimi për fuqi punëtore të kualifikuar dhe taksat mbeten arsyet kryesore
Bizneset shqiptare kërkojnë tregje të reja jashtë vendit, por çfarë i tërheq drejt investimeve të huaja? Aksesi në tregje të reja, ulja e kostove të prodhimit dhe përmirësimi i zinxhirit të vlerës renditen ndër motivet kryesore, ndërsa taksat dhe mundësitë për të gjetur punonjës të kualifikuar ndikojnë në interesin për bashkëpunim me kompanitë e huaja.
Sipas anketës së Barometrit të Ballkanit, të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), bizneset e rajonit shohin investimet jashtë vendit si një mundësi për zgjerimin e aktivitetit dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë. Megjithatë, të dhënat tregojnë se investimet e realizuara më parë janë më të shpeshta se ato të planifikuara për të ardhmen. Kjo prirje vërehet edhe në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi.
Bashkimi Europian mbetet një destinacion i rëndësishëm për investimet e kryera më parë nga bizneset e rajonit, por interesi për investime të planifikuara në tregun evropian rezulton më i ulët.
Në Shqipëri, 41% e bizneseve të anketuara rendisin aksesin në tregje të reja si motiv për investimet jashtë vendit. Po në të njëjtën përqindje, bizneset përmendin edhe integrimin më të mirë të zinxhirit të vlerës së kompanisë, duke treguar interesin për të forcuar lidhjet me partnerët dhe për të përmirësuar proceset e prodhimit e të shpërndarjes.
Ndërkohë, 38% e bizneseve shqiptare identifikojnë si motiv uljen e kostove të prodhimit, përfshirë shpenzimet për fuqinë punëtore. Po në këtë nivel, 38%, renditet edhe aksesi në burimet natyrore dhe lëndët e para, ndërsa 32% përmendin inovacionin teknologjik si një nga arsyet që i shtyjnë drejt bashkëpunimit dhe investimeve jashtë vendit.
Përtej kostove dhe mundësive të reja të tregut, 53% e bizneseve shqiptare shprehin interes për bashkëpunim me kompani të huaja për shkak të mundësisë për të siguruar fuqi punëtore të kualifikuar. Gjithashtu, 50% e tyre përmendin taksat si një faktor me rëndësi, ndërsa 41% shohin mundësi përmes aksesit në tokë ose pasuri të paluajtshme. Ndërkohë 44% e sipërmarrjeve motivohen të investojnë në tregjet e huaja për mjedisin e biznesit.
Të dhënat e anketës nxjerrin në pah se zgjerimi ndërkombëtar i bizneseve nuk lidhet vetëm me gjetjen e klientëve të rinj, por edhe me mundësinë për të ulur kostot, për të siguruar burime dhe aftësi të specializuara dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të qëndrueshme me partnerët e huaj.

Bizneset ulin qepenat - Xhama të thyer, semaforë jashtë funksionit dhe dëme pas protestave në Tiranë
Xhama të thyer, biznese me qepena të ulur dhe semaforë jashtë funksionit. Kjo është pamja që kanë lënë pas protestat e dy ditëve të fundit në disa prej......
Punësimi nga fqinjët, minimal - Mali i Zi punëson nga rajoni 4.5 herë më shumë se Shqipëria
Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare, por punësimi i shtetasve nga vendet e rajonit vijon të jetë i kufizuar.......
Më shumë sigurime jete - AMF: Qytetarët lidhin më tepër kontrata. Kompanitë paguan 262 mln lekë për dëmet
Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri po zgjerohet, por bashkë me të po rriten edhe pagesat që kompanitë u bëjnë të siguruarve. Të dhënat për periudhën......
UK Shkodra i kthehet diellit - Dy impiante fotovoltaike në Dobraç dhe Trush
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër do të investojë në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, me synim përmirësimin e eficiencës......
Bizneset reagojnë për protestat: Të mbrohet prona publike dhe private
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke shprehur......
Varfëria zbutet, problemet mbeten INSTAT: Gati 4 në 10 shqiptarë rrezikojnë varfërinë dhe përjashtimin social
Pavarësisht rritjes së të ardhurave, varfëria mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në......
Protesta, bankat mbyllin degët - Përparësi punjonjësit dhe klientët. Shërbimet të merren nga kanalet digjitale
Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e......
Nafta në rrezik - Sulmet pranë Hormuzit rrisin shqetësimet për furnizimin global
Siguria e furnizimit global me naftë vihet sërish në pikëpyetje, pas fundosjes së dy anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të......

