UK Shkodra i kthehet diellit - Dy impiante fotovoltaike në Dobraç dhe Trush

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër do të investojë në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, me synim përmirësimin e eficiencës energjetike dhe uljen e kostove të furnizimit me energji.
Për këtë qëllim është hapur një tender me fond limit prej 122.6 milionë lekësh, pa TVSH, që parashikon instalimin e impianteve fotovoltaike dhe realizimin e punimeve shoqëruese.
Sipas dokumentacionit teknik, investimi përfshin dy impiante në Dobraç dhe Trush, të cilat do të shfrytëzojnë energjinë diellore për të mbështetur funksionimin e infrastrukturës së ujësjellësit.
Në Dobraç, raporti teknik parashikon një impiant me fuqi 1 megavat, ndërsa në Trush kapaciteti i projektuar është 305 kilovat. Sipas këtyre raporteve, prodhimi i përbashkët vjetor mund të arrijë në rreth 1.84 milionë kilovatorë energji elektrike.
Energjia e prodhuar do të përdoret për nevojat e objekteve të ujësjellësit, ndërsa tepricat parashikohen të kalojnë në rrjetin elektrik. Impiantet do të instalohen në terren të hapur dhe do të kenë një jetëgjatësi të planifikuar prej 25 vjetësh.
Investimi do të financohet nga buxheti i shtetit, me fonde të planifikuara për periudhën 2027–2029. Afati i realizimit të punimeve është përcaktuar 12 muaj, ndërsa kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat deri më 30 tetor.
Dokumentacioni teknik paraqet megjithatë disa diferenca në kapacitetet e projektuara, veçanërisht për impiantin e Dobraçit, ku simulimi energjetik është realizuar për një kapacitet më të ulët se ai i raportit teknik.
Përfitimi ekonomik i investimit do të varet nga sasia e energjisë që do të konsumohet drejtpërdrejt nga ujësjellësi dhe nga reduktimi i faturave të energjisë elektrike. Dokumentet e shqyrtuara nuk përcaktojnë një vlerë përfundimtare të kursimit vjetor.
Bizneset reagojnë për protestat: Të mbrohet prona publike dhe private
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke shprehur......
Varfëria zbutet, problemet mbeten INSTAT: Gati 4 në 10 shqiptarë rrezikojnë varfërinë dhe përjashtimin social
Pavarësisht rritjes së të ardhurave, varfëria mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në......
Protesta, bankat mbyllin degët - Përparësi punjonjësit dhe klientët. Shërbimet të merren nga kanalet digjitale
Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e......
Nafta në rrezik - Sulmet pranë Hormuzit rrisin shqetësimet për furnizimin global
Siguria e furnizimit global me naftë vihet sërish në pikëpyetje, pas fundosjes së dy anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të......
BE në përplasje me Kinën - Importet rekord, energjia e shtrenjtë dhe buxheti vënë në provë unitetin evropian
Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur këtë të enjte në Bruksel për të diskutuar rritjen e importeve nga Kina, çmimet e larta të energjisë......
Befason ekonomia britanike - Rritja sfidon parashikimet, por familjet shtrëngojnë shpenzimet përballë kostove në rritje
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është rritur papritur në gusht, pavarësisht rënies së shpenzimeve konsumatore, duke dhënë një sinjal pozitiv për qeverinë......
8 shtete kundër ChatGPT - Padisin OpenAI për dëmtimin e të rinjve dhe nxitjen e dhunës
Tetë shtete amerikane kanë ngritur padi kundër OpenAI, duke pretenduar se chatbot-i ChatGPT mund të ketë shkaktuar dëme te përdoruesit, përfshirë......
89 persona të lënduar - Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, 6 persona vijojnë mjekimin
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e të lënduarve pas protestës së djeshme. Gjashtë persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa......

