89 persona të lënduar - Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, 6 persona vijojnë mjekimin

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e të lënduarve pas protestës së djeshme. Gjashtë persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa tre prej tyre pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore.
89 persona kanë marrë kujdes shëndetësor pas protestës së djeshme, sipas bilancit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Spitalit Universitar të Traumës dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Nga personat e lënduar, 61 janë efektivë të Policisë dhe 18 janë protestues, të cilët janë trajtuar në Spitalin Universitar të Traumës. Ndërkohë, 10 pacientë të tjerë kanë marrë trajtim mjekësor në QSUT.
Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht në Spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar katër efektivë policie dhe dy protestues, të cilët do të qëndrojnë nën kujdesin e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, tre persona, mes tyre dy efektivë policie dhe një protestues, pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ata janë të vetëdijshëm dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit të nevojshëm, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht nuk ka persona të lënduar që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në QSUT.
Protesta, reagon BE - “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës”
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestave, duke dënuar me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin......
Nga bojkoti te përplasjet - Studentët vijojnë revoltën, Tirana zgjohet mes gjurmëve të protestës
Protestat studentore kanë hyrë sot në ditën e tretë, ndërsa Tirana ende mbart gjurmët e tensioneve dhe përplasjeve të së mërkurës. Pas një dite të shoqëruar......
Protestat në Tiranë, dëmtime në institucione dhe biznese - Reagojnë drejtuesit
Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Bashkia e Tiranës janë ndër institucionet e prekura nga incidentet gjatë dy ditëve të......
Protestat e dhunshme, reagon Presidenti Begaj: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të këtyre ditëve në kryeqytet. Në reagimin e tij, Begaj bën thirrje për......
Piramida, 12 programe të reja - Fokusi, aftësitë digjitale e përgatitja e të rinjve për punë
Nga programimi dhe dizajni te zhvillimi i ideve të biznesit, 12 programe të edukimit dhe sipërmarrjes u prezantuan në Festivalin e Piramidës, Tech......
Kanalizime për Tiranën e Madhe - Riaktivizohet projekti 110 mln euro i financuar nga qeveria japoneze për ujërat e ndotur
Projekti 110 mln euro i financuar nga qeveria japoneze për trajtimin e ujërave të ndotura të Tiranës po riaktivizohet. Nw mbledhjen e fundit, qeveria ka......
Model nordik për energjinë/ Nordic-Albania Green Energy Forum, në fokus investimet dhe reformat e sektorit
Investimet në energjinë diellore dhe përshtatja e legjislacionit me zhvillimet e reja të tregut ishin në fokus të Nordic-Albania Green Energy Forum 2026, që u......
Vendimet e Qeverisë/ Sadleva Bodo emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime dhe projektligje në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 14 tetor 2026. Ndër vendimet e miratuara është......

