Shqipëria Postuar më 15 October 2026, 13:05

Bizneset ulin qepenat - Xhama të thyer, semaforë jashtë funksionit dhe dëme pas protestave në Tiranë

Nga Ola Mitre

Bizneset ulin qepenat - Xhama të thyer, semaforë jashtë

Xhama të thyer, biznese me qepena të ulur dhe semaforë jashtë funksionit. Kjo është pamja që kanë lënë pas protestat e dy ditëve të fundit në disa prej rrugëve të Tiranës.

Në shumë prej rrugëve ku janë zhvilluar përplasjet, pasojat duken në fasadat dhe vitrinat e bizneseve. Xhamat e thyer kanë mbetur në trotuare. 

Për sipërmarrësit, kryesisht në Rrugën e Durrësit dëmeve materiale u shtohen orët e punës së humbur dhe pasiguria për të hapur sërish dyert. 

Semaforët në Tiranë janë jashtë funksionit. Në kryqëzime mungon sinjali që orienton lëvizjen, duke e vështirësuar qarkullimin për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët.

Tabelat e reklamave mbajnë gjurmët e zjarrit. Kazanët e mbetjeve përfshihen nga flakët, ndërsa tymi ngrihet përgjatë rrugëve.

Fatura e plotë e dëmeve ende mbetet për t’u përllogaritur. Por pasojat janë tashmë të dukshme në pronën publike, në sipërmarrjet që kanë ndërprerë aktivitetin dhe në përditshmërinë e qytetarëve që kalojnë në këto rrugë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat