Bizneset reagojnë për protestat: Të mbrohet prona publike dhe private

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke shprehur shqetësimin për dëmtimin e pronës publike dhe private, përfshirë institucionet, bankat, qendrat tregtare dhe objektet e biznesit.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, përfaqësuesit e sipërmarrjes theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore dhe duhet të garantohet nga institucionet shtetërore, por aktet e dhunës dhe shkatërrimi i pronës janë të papranueshme.
Sipas tyre, dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve nuk prekin vetëm pronarët, por edhe punonjësit, klientët dhe ekonominë e qytetit.
“Bizneset, punonjësit dhe pronat e tyre nuk mund të bëhen shënjestër e tensioneve politike. Pas çdo sipërmarrjeje qëndrojnë investime, vite pune, vende pune dhe familje që sigurojnë të ardhurat prej saj”, thuhet në deklaratë.
Dhoma e Tregtisë dhe shoqatat e biznesit i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse të marrin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës dhe garantimin e sigurisë, veçanërisht në zonat e rrezikuara.
Njëkohësisht, ato theksojnë se ndërhyrjet e policisë duhet të jenë profesionale, proporcionale dhe në përputhje me ligjin, duke garantuar sigurinë e protestuesve paqësorë, qytetarëve dhe punonjësve të bizneseve.
Përfaqësuesit e sipërmarrjes kërkojnë gjithashtu identifikimin e autorëve të akteve të dhunës dhe përgjegjësi individuale, pa fajësuar në mënyrë kolektive pjesëmarrësit në protestat paqësore.
Një tjetër kërkesë lidhet me dokumentimin e plotë të dëmeve të shkaktuara dhe komunikimin e drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve dhe sipërmarrjeve të prekura, për të mundësuar ndjekjen e procedurave përkatëse.
Në deklaratë u bëhet thirrje edhe organizatorëve të protestave dhe forcave politike të distancohen nga aktet e dhunës dhe të kontribuojnë në shmangien e përshkallëzimit të tensioneve.
Reagimi i përbashkët është nënshkruar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, Manifaktura Shqiptare, Shoqata e Ndërtuesve, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Shoqata e Industrisë Ushqimore Shqiptare, Shoqata e Bimëve Medicinale dhe Shoqata e Grave Profesioniste Afariste dhe Zejtare.
Varfëria zbutet, problemet mbeten INSTAT: Gati 4 në 10 shqiptarë rrezikojnë varfërinë dhe përjashtimin social
Pavarësisht rritjes së të ardhurave, varfëria mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në......
Protesta, bankat mbyllin degët - Përparësi punjonjësit dhe klientët. Shërbimet të merren nga kanalet digjitale
Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e......
Nafta në rrezik - Sulmet pranë Hormuzit rrisin shqetësimet për furnizimin global
Siguria e furnizimit global me naftë vihet sërish në pikëpyetje, pas fundosjes së dy anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të......
BE në përplasje me Kinën - Importet rekord, energjia e shtrenjtë dhe buxheti vënë në provë unitetin evropian
Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur këtë të enjte në Bruksel për të diskutuar rritjen e importeve nga Kina, çmimet e larta të energjisë......
Befason ekonomia britanike - Rritja sfidon parashikimet, por familjet shtrëngojnë shpenzimet përballë kostove në rritje
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është rritur papritur në gusht, pavarësisht rënies së shpenzimeve konsumatore, duke dhënë një sinjal pozitiv për qeverinë......
8 shtete kundër ChatGPT - Padisin OpenAI për dëmtimin e të rinjve dhe nxitjen e dhunës
Tetë shtete amerikane kanë ngritur padi kundër OpenAI, duke pretenduar se chatbot-i ChatGPT mund të ketë shkaktuar dëme te përdoruesit, përfshirë......
89 persona të lënduar - Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, 6 persona vijojnë mjekimin
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e të lënduarve pas protestës së djeshme. Gjashtë persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa......
Protesta, reagon BE - “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës”
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestave, duke dënuar me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin......

