Protesta, bankat mbyllin degët - Përparësi punjonjësit dhe klientët. Shërbimet të merren nga kanalet digjitale

Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e punonjësve dhe klientëve është prioritet kombëtar, ndaj një pjesë e degëve do të mbyllen dhe shërbimet do të merren përmes kanaleve digjitale.
Raiffeisen, OTP, Tirana Bank, Union Bank, Intesa Sanpaolo dhe ProCredit Bank janë shprehur se po ndjekin zhvillimet e fundit, ndërsa po punohet për të garantuar vijimësinë e shërbimeve bankare pa ndërprerje dhe në kushte të plota sigurie.
Për çdo ndryshim që mund të ndikojë në ofrimin e shërbimeve, bankat theksojnë se qytetarët do të informohen përmes kanaleve zyrtare. Ndërsa për nevojat bankare, qytetarët dhe bizneset të përdorin aplikacionet.
Gjatë ditës së sotme, degët e Raiffeisen Bank në Rrugën e Kavajës, në Bllokun e Ambasadave, tek ETC, Zogu I, dega 21 Dhjetori, dega Kamëz, Zogu i Zi, Abdyl Frashëri, Vila Gold, dega Durrës dhe Cashless Durrës do të jenë të mbyllura.
Ndërkohë, degët e Intesa Sanpaolo Bank te Piramida, Rruga e Durrësit, e Elbasanit, Kavajës dhe Stacioni i Trenit, OTP Bank te Kullat Binjake, Bulevardi Zogu I dhe Karl Topia do të qëndrojnë përkohësisht të mbyllura, deri në një njoftim të dytë. Po ashtu edhe dega e Union Bank te Toptani apo ajo e ProCredit Bank te Zogu I kanë lajmëruar se nuk do të ofrojnë shërbime gjatë ditës së sotme.
Nafta në rrezik - Sulmet pranë Hormuzit rrisin shqetësimet për furnizimin global
Siguria e furnizimit global me naftë vihet sërish në pikëpyetje, pas fundosjes së dy anijeve pranë Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të......
BE në përplasje me Kinën - Importet rekord, energjia e shtrenjtë dhe buxheti vënë në provë unitetin evropian
Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mbledhur këtë të enjte në Bruksel për të diskutuar rritjen e importeve nga Kina, çmimet e larta të energjisë......
Befason ekonomia britanike - Rritja sfidon parashikimet, por familjet shtrëngojnë shpenzimet përballë kostove në rritje
Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar është rritur papritur në gusht, pavarësisht rënies së shpenzimeve konsumatore, duke dhënë një sinjal pozitiv për qeverinë......
8 shtete kundër ChatGPT - Padisin OpenAI për dëmtimin e të rinjve dhe nxitjen e dhunës
Tetë shtete amerikane kanë ngritur padi kundër OpenAI, duke pretenduar se chatbot-i ChatGPT mund të ketë shkaktuar dëme te përdoruesit, përfshirë......
89 persona të lënduar - Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, 6 persona vijojnë mjekimin
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e të lënduarve pas protestës së djeshme. Gjashtë persona vijojnë të jenë të shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa......
Protesta, reagon BE - “Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës”
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për sulmet e protestave, duke dënuar me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin......
Nga bojkoti te përplasjet - Studentët vijojnë revoltën, Tirana zgjohet mes gjurmëve të protestës
Protestat studentore kanë hyrë sot në ditën e tretë, ndërsa Tirana ende mbart gjurmët e tensioneve dhe përplasjeve të së mërkurës. Pas një dite të shoqëruar......
Protestat në Tiranë, dëmtime në institucione dhe biznese - Reagojnë drejtuesit
Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Bashkia e Tiranës janë ndër institucionet e prekura nga incidentet gjatë dy ditëve të......

