Shqipëria Postuar më 15 October 2026, 12:34

Punësimi nga fqinjët, minimal - Mali i Zi punëson nga rajoni 4.5 herë më shumë se Shqipëria

Nga Scan TV

Punësimi nga fqinjët, minimal - Mali i Zi punëson nga rajoni 4.5

Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare, por punësimi i shtetasve nga vendet e rajonit vijon të jetë i kufizuar. Pavarësisht vështirësive për të gjetur staf, vetëm një pjesë e vogël e sipërmarrjeve në Shqipëri ka rekrutuar punonjës nga ekonomitë fqinje.

Sipas raportit “Balkan Barometer 2025”, të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, vetëm 4% e bizneseve shqiptare të anketuara deklarojnë se kanë punësuar shtetas nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kundrejt mesatares rajonale prej 6%.

Këto të dhëna nxjerrin në pah një kontrast mes shqetësimeve për mungesën e punonjësve dhe shfrytëzimit të tregut rajonal të punës. Megjithatë, anketa nuk tregon nëse bizneset kanë tentuar të rekrutojnë punonjës nga vendet fqinje apo cilat pengesa mund të kenë hasur.

Krahasimi rajonal tregon se Mali i Zi kryeson me 18%, një përqindje 4.5 herë më e lartë se ajo e Shqipërisë dhe trefishi i mesatares së Ballkanit Perëndimor.

Në vendin e dytë renditet Serbia, ku 5% e bizneseve deklarojnë punësime nga rajoni, e ndjekur nga Shqipëria me 4%, Bosnje Hercegovina me 3% dhe Maqedonia e Veriut me 2%. Në nivel rajonal, mungesa e fuqisë punëtore vlerësohet si pengesë për rritjen e bizneseve me 6.8 pikë në një shkallë nga 1 në 10.

Rezultatet tregojnë se, pavarësisht shqetësimeve për sigurimin e stafit, punësimi nga vendet fqinje mbetet relativisht i kufizuar. Megjithatë, statistikat nuk përfshijnë punonjësit e ardhur nga vende jashtë Ballkanit Perëndimor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat