Prodhuesit: Jo dhunim bizneseve - Kërkojnë mbrojtjen e pronës dhe punonjësve

Përshkallëzimi i protestave në Tiranë ka sjellë reagimin e shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, e cila ka shprehur shqetësimin për incidentet e dhunshme dhe dëmtimin e pronës private.
Në një deklaratë për shtyp, shoqata thekson se mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të shprehur lirisht kërkesat e tyre, duke e konsideruar atë një të drejtë themelore që duhet të respektohet dhe garantohet.
Megjithatë, përfaqësuesit e prodhuesve nënvizojnë se ushtrimi i kësaj të drejte nuk mund të justifikojë dhunën, dëmtimin e pronës private apo rrezikimin e sigurisë së punonjësve.
Sipas shoqatës, sipërmarrjet dhe aktiviteti i tyre ekonomik nuk duhet të bëhen objekt i vandalizmit, shkatërrimit, dëmtimit apo vjedhjeve.
Në këtë kuadër, “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” u kërkon institucioneve përgjegjëse të garantojnë njëkohësisht ushtrimin e lirë të së drejtës për protestë, sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e sipërmarrjeve.
Reagimi i shoqatës vjen në një kohë kur zhvillimet e ditëve të fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aktivitetit ekonomik dhe mbrojtjen e pronës private gjatë protestave.
Ryanair braktis 13 aeroporte - Shkurton fluturimet për shkak të kostove të larta
Ryanair po riorganizon rrjetin e saj të fluturimeve, duke u tërhequr nga një sërë aeroportesh dhe duke reduktuar linjat ajrore në disa vende. Ndryshimet kanë......
Pse investojnë bizneset jashtë? Bashkëpunimi për fuqi punëtore të kualifikuar dhe taksat mbeten arsyet kryesore
Bizneset shqiptare kërkojnë tregje të reja jashtë vendit, por çfarë i tërheq drejt investimeve të huaja? Aksesi në tregje të reja, ulja e kostove të prodhimit......
Bizneset ulin qepenat - Xhama të thyer, semaforë jashtë funksionit dhe dëme pas protestave në Tiranë
Xhama të thyer, biznese me qepena të ulur dhe semaforë jashtë funksionit. Kjo është pamja që kanë lënë pas protestat e dy ditëve të fundit në disa prej......
Punësimi nga fqinjët, minimal - Mali i Zi punëson nga rajoni 4.5 herë më shumë se Shqipëria
Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare, por punësimi i shtetasve nga vendet e rajonit vijon të jetë i kufizuar.......
Më shumë sigurime jete - AMF: Qytetarët lidhin më tepër kontrata. Kompanitë paguan 262 mln lekë për dëmet
Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri po zgjerohet, por bashkë me të po rriten edhe pagesat që kompanitë u bëjnë të siguruarve. Të dhënat për periudhën......
UK Shkodra i kthehet diellit - Dy impiante fotovoltaike në Dobraç dhe Trush
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër do të investojë në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, me synim përmirësimin e eficiencës......
Bizneset reagojnë për protestat: Të mbrohet prona publike dhe private
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke shprehur......
Varfëria zbutet, problemet mbeten INSTAT: Gati 4 në 10 shqiptarë rrezikojnë varfërinë dhe përjashtimin social
Pavarësisht rritjes së të ardhurave, varfëria mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në......

