Ryanair braktis 13 aeroporte - Shkurton fluturimet për shkak të kostove të larta


Ryanair po riorganizon rrjetin e saj të fluturimeve, duke u tërhequr nga një sërë aeroportesh dhe duke reduktuar linjat ajrore në disa vende. Ndryshimet kanë nisur që në fillim të vitit 2026 dhe pritet të vijojnë deri në mars të vitit 2027, duke prekur gjithsej 13 aeroporte në Europë dhe më gjerë.
Sipas një raportimi të medias italiane Fanpage.it, në themel të kësaj strategjie qëndrojnë kostot e larta të operimit, tarifat aeroportuale dhe vështirësitë gjeopolitike në tregje të caktuara.
Shkurtimet nisën në janar të këtij viti, kur kompania ndërpreu operimet në aeroportin e Vigos, në Spanjë. Në mars, lista u zgjerua me aeroportet e Asturias në Spanjë, Clermont-Ferrand në Francë, Ponta Delgada dhe Terceira në ishujt Azore të Portugalisë, si dhe Amman në Jordani.
Në gusht, Ryanair u tërhoq edhe nga aeroporti i Rodez në Francë, ndërsa gjatë tetorit parashikohen ndërprerje të fluturimeve drejt Bodrumit dhe Dalamanit në Turqi, Kalamatës dhe Volosit në Greqi, si dhe Nishit në Serbi.
Ndryshimet do të vijojnë edhe vitin e ardhshëm, me ndërprerjen e planifikuar të operimeve në aeroportin e Bremenit, në Gjermani, nga marsi 2027.
Vendimet vijnë në një periudhë kur aktiviteti i përgjithshëm i kompanisë vijon të zgjerohet. Gjatë vitit 2026, Ryanair ka regjistruar mesatarisht 3,272 lëvizje ajrore në ditë, rreth 4% më shumë krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave të cituara nga media italiane.
Strategjia e kompanisë mbështetet në kontrollin e kostove dhe ruajtjen e tarifave konkurruese. Për këtë arsye, Ryanair zgjedh të reduktojë frekuencat ose të ndërpresë operimet në aeroportet ku kthimi ekonomik është më i ulët se pritshmëritë.
Megjithatë, ndërprerja e një linje nuk nënkupton domosdoshmërisht se ajo është me humbje. Në disa raste, kompania përdor edhe mundësinë e tërheqjes nga një treg si instrument negocimi me aeroportet dhe qeveritë, për të siguruar tarifa më të favorshme.
Kjo strategji mund të ketë ndikim ekonomik në destinacionet e prekura, veçanërisht në turizëm, punësim dhe aktivitetin e aeroporteve rajonale.
Pse investojnë bizneset jashtë? Bashkëpunimi për fuqi punëtore të kualifikuar dhe taksat mbeten arsyet kryesore
Bizneset shqiptare kërkojnë tregje të reja jashtë vendit, por çfarë i tërheq drejt investimeve të huaja? Aksesi në tregje të reja, ulja e kostove të prodhimit......
Bizneset ulin qepenat - Xhama të thyer, semaforë jashtë funksionit dhe dëme pas protestave në Tiranë
Xhama të thyer, biznese me qepena të ulur dhe semaforë jashtë funksionit. Kjo është pamja që kanë lënë pas protestat e dy ditëve të fundit në disa prej......
Punësimi nga fqinjët, minimal - Mali i Zi punëson nga rajoni 4.5 herë më shumë se Shqipëria
Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një nga shqetësimet kryesore të bizneseve shqiptare, por punësimi i shtetasve nga vendet e rajonit vijon të jetë i kufizuar.......
Më shumë sigurime jete - AMF: Qytetarët lidhin më tepër kontrata. Kompanitë paguan 262 mln lekë për dëmet
Tregu i sigurimit të jetës në Shqipëri po zgjerohet, por bashkë me të po rriten edhe pagesat që kompanitë u bëjnë të siguruarve. Të dhënat për periudhën......
UK Shkodra i kthehet diellit - Dy impiante fotovoltaike në Dobraç dhe Trush
Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër do të investojë në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, me synim përmirësimin e eficiencës......
Bizneset reagojnë për protestat: Të mbrohet prona publike dhe private
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, kanë reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në kryeqytet, duke shprehur......
Varfëria zbutet, problemet mbeten INSTAT: Gati 4 në 10 shqiptarë rrezikojnë varfërinë dhe përjashtimin social
Pavarësisht rritjes së të ardhurave, varfëria mbetet një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave në......
Protesta, bankat mbyllin degët - Përparësi punjonjësit dhe klientët. Shërbimet të merren nga kanalet digjitale
Pas djegies së disa degëve të bankave dhe institucioneve financiare jobanka gjatë protestës studentore të ditës së djeshme, 6 banka kanë njoftuar se siguria e......

