Shqipëria Postuar më 15 October 2026, 14:53

“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e dyqaneve 

Nga SCAN TV

“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi që disa biznese të vogla në Tiranë kanë zgjedhur t'u përcjellin protestuesve, në një kohë kur kryeqyteti po përballet me tensione dhe dëmtime të pronës publike e private.

Në vend të reklamave apo njoftimeve të zakonshme për klientët, në qepenat dhe vitrinat e disa dyqaneve janë vendosur letra të thjeshta, përmes të cilave tregtarët shprehin solidaritet me protestuesit, por njëkohësisht kërkojnë që aktivitetet e tyre të mos bëhen objekt i dëmtimeve.

Mesazhet vijnë pas incidenteve që kanë shoqëruar protestat studentore në kryeqytet, ku janë raportuar dëmtime të institucioneve, bankave dhe subjekteve private.

Për bizneset e vogla, pasojat e një situate të tillë mund të jenë të konsiderueshme. Një vitrinë e thyer, pajisje të dëmtuara apo ndërprerja e aktivitetit për disa ditë përkthehen në shpenzime shtesë dhe humbje të ardhurash. Për shumë sipërmarrje familjare, funksionimi i përditshëm është vendimtar për të përballuar qiratë, pagat dhe detyrimet e tjera.

“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e “Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat