Shqipëria Postuar më 14 October 2026, 14:25

Model nordik për energjinë/ Nordic-Albania Green Energy Forum, në fokus investimet dhe reformat e sektorit

Nga Diamila Leka

Model nordik për energjinë/ Nordic-Albania Green Energy Forum, në

Investimet në energjinë diellore dhe përshtatja e legjislacionit me zhvillimet e reja të tregut ishin në fokus të Nordic-Albania Green Energy Forum 2026, që u mbajt në Tiranë. Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Erlind Sulo, tha se Shqipëria po përpiqet të kalojë nga kopjimi i modeleve të huaja drejt një qasjeje që merr në konsideratë kushtet dhe nevojat e tregut vendas.

“Shumë vende kanë interes për të investuar në energjinë diellore. Ne deri më tani thjeshtë kemi kopjuar të tjerët, por tani po përpiqemi më shumë që të kuptojmë sesi ndërtohen këto biznese në mjedise si tonat. Tani po kuptojmë që nevojat kanë ndryshuar dhe në qershor pas dy vitesh duke bërë ndryshime në ligjet, ishte një sakrificë e madhe sepse kemi një rrugë shumë të gjatë për të harmonizuar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore me ato të BE. Por tashmë kemi hapur një dritare. Kemi disa çështje për të analizuar për ligjet e energjisë.” 

Një tjetër sfidë lidhet me menaxhimin e kërkesës në rritje për kapacitete energjetike, veçanërisht nga qendrat e të dhënave, të cilat kërkojnë furnizim të konsiderueshëm me energji elektrike.

“Qeveria sapo ka propozuar një ndryshim të aktit për dhënien e licencave. Por ju e dini sesa e madhe është kërkesa për data center. Kështu që ne duhet të vendosim disa prioritete. Duhet të kemi fleksibilitet, dhe përballimin e kësaj kërkese. Pra ka mënyra sesi qeveria apo, ligji mund ta bëjë këtë process në mënyrë transparente për investitorët, që investitorët ta kenë të qartë. Pra t’i aplikon dhe mund ta parashikosh.” 

Forumi synon të forcojë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe vendeve nordike përmes shkëmbimit të përvojave, identifikimit të mundësive të investimit dhe zhvillimit të zgjidhjeve konkrete për tranzicionin energjetik. Në fokus janë gjithashtu modernizimi i rrjetit, integrimi i burimeve të rinovueshme dhe krijimi i kushteve më të favorshme për kapitalin privat.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat