Shqipëria Postuar më 14 October 2026, 12:39

Studentët, dita e dytë e protestës në Tiranë

Nga SCAN TV

Studentët, dita e dytë e protestës në Tiranë

Për të dytën ditë radhazi, studentët janë rikthyer në protesta në Tiranë, duke bojkotuar mësimin dhe duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Lëvizjes i janë bashkuar studentë të Mjekësisë, Universitetit Bujqësor, Politeknikut, Drejtësisë dhe fakulteteve të tjera, ndërsa protesta është shoqëruar me incidente dhe momente tensioni.

Protestuesit janë grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë hedhur sende të forta në drejtim të godinës ndërsa u është vënë flaka koshave të mbeturinave. Në ambientet përreth institucionit janë pozicionuar forca policie për të garantuar sigurinë.

Protesta vijon një ditë pas përplasjeve të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, gjatë të cilave u përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Sipas bilancit të publikuar nga policia, 16 persona janë arrestuar dhe 49 të tjerë janë proceduar penalisht për incidentet e 13 tetorit.

Studentët kërkojnë përmirësimin e kushteve në arsimin e lartë, uljen e kostove të studimit dhe më shumë mundësi punësimi, ndërsa në protestë janë artikuluar edhe kërkesa për dorëheqjen e qeverisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat