Nafta mbi 107 dollarë - Sulmet e raportuara në Ngushticën e Hormuzit rrisin frikën për furnizimet globale me energji

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pas raportimeve se Irani kishte sulmuar dy anije në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të energjisë. Shqetësimet për ndërprerjen e furnizimeve ndikuan gjithashtu në tregun evropian të gazit, ku çmimet iu afruan niveleve më të larta të katër viteve të fundit.
Nafta Brent, referenca ndërkombëtare, u rrit me rreth 1%, duke kaluar 107 dollarë për fuçi gjatë tregtimit në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë, nafta amerikane West Texas Intermediate shënoi rritje prej 0.5%, duke arritur në 94.64 dollarë për fuçi.
Tensionet në rajon u shtuan edhe nga përshkallëzimi i konfliktit mes rebelëve Huthi dhe Arabisë Saudite. Autoritetet saudite njoftuan se një sulm ndaj një ndërtese të kompanisë energjetike Aramco në lindje të vendit shkaktoi një zjarr të kufizuar. Ndërsa mbetjet e raketave të kapura nga mbrojtja ajrore plagosën katër persona në kryeqytetin Riad.
Në Evropë, kontratat e gazit natyror në bursën holandeze TTF u tregtuan mbi 86 euro për megavat-orë, pranë nivelit maksimal prej 87.44 eurosh. Rritja lidhet me frikën se konflikti mund të ndikojë në furnizimet energjetike dhe të shtojë presionin mbi çmimet.
Në tregjet e aksioneve, bursat evropiane e nisën ditën në territor pozitiv. Indeksi Euro Stoxx 50 u rrit me 0.3%, ndërsa Stoxx 600 shënoi rritje prej 0.2%. Edhe tregjet aziatike patën lëvizje të përziera, me rritje në Japoni dhe Hong Kong, ndërsa bursat e Shangait, Australisë dhe Koresë së Jugut shënuan rënie.
Në Shtetet e Bashkuara, indekset kryesore të Wall Street-it e mbyllën seancën e së martës me ndryshime të vogla, ndërsa investitorët vlerësuan rezultatet financiare të kompanive për tremujorin e tretë. Goldman Sachs raportoi fitime mbi pritshmëritë, por aksionet e saj e mbyllën ditën me një rënie të lehtë.
Tregjet mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike, veçanërisht për shkak të rëndësisë së Ngushticës së Hormuzit për transportin e naftës. Një përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrisë kostot e energjisë, të ushqejë inflacionin dhe të ndikojë në ekonominë globale.
Rekord tregtar për Kinën - Suficiti tregtar i afrohet 1 trilion dollarëve ndërsa eksportet rriten 36.3% në shtator
Eksportet e Kinës u rritën me 36.3% në shtator, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimet e ekonomistëve dhe ritmin e muajit gusht. Të dhënat doganore tregojnë se......
BE afrohet me Vietnamin - Brukseli synon të sigurojë minerale kritike për të ulur varësinë nga Pekini
Bashkimi Evropian po kërkon të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin për të siguruar furnizime me minerale kritike dhe për të ulur varësinë nga Kina. Sipas......
Trump synon Groenlandën - SHBA përgatitet për kërkime masive për naftë, gaz dhe minerale në ishull
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se në Groenlandë pritet të nisin kërkime në shkallë të gjerë për naftë, gaz dhe minerale. Në një postim në......
5.5 mld euro për futbollin - Plani i FIFA-s parashikon 21.5 mln euro për çdo federatë, mes presionit ndaj Infantinos
FIFA pritet të propozojë një fond prej 5.5 miliardë eurosh për zhvillimin e futbollit gjatë katër viteve të ardhshme. Sipas agjencisë Associated Press, plani......
1.2 miliardë $ shkelje - Banka e Amerikës ndëshkohet nga SHBA për mosraportimin e transaksioneve të dyshimta
Bank of America është gjobitur me 1.21 miliardë dollarë nga autoritetet amerikane për dështime të përhapura në zbulimin e pastrimit të mundshëm të parave dhe......
Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste
Lezha renditet e para në Shqipëri për numrin e aksidenteve rrugore në raport me mjetet në qarkullim, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren kombëtare. Të dhënat e......
Pengesat për biznesin/ Nga tatimet te tenderët, ku perceptohen më shpesh pagesat nën dorë?
Inspektimet shtetërore, tatimet dhe tenderët publikë janë tri fushat ku bizneset shqiptare perceptojnë më shpesh mundësinë e pagesave nën dorë. Më shumë se......
“Ligj i unifikuar për investimet” - Pas mbylljes së kapitullit 20, BE i kërkon Shqipërisë përfundimin e kuadrit për investimet strategjike
Shqipëria ka përmbushur kushtet për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që lidhet me politikat për sipërmarrjen......

