Shqipëria Postuar më 14 October 2026, 15:36

Piramida, 12 programe të reja - Fokusi, aftësitë digjitale e përgatitja e të rinjve për punë

Nga SCAN TV

Piramida, 12 programe të reja - Fokusi, aftësitë digjitale e

Nga programimi dhe dizajni te zhvillimi i ideve të biznesit, 12 programe të edukimit dhe sipërmarrjes u prezantuan në Festivalin e Piramidës, Tech Edition. 

Aktiviteti bëri bashkë organizatat dhe nismat që veprojnë në ambientet e Piramidës, duke prezantuar mundësitë që ato ofrojnë për zhvillimin e aftësive digjitale, formimin profesional dhe mbështetjen e sipërmarrjes.

“Ajo që i premtuam qytetit të Tiranës ishte se kjo godinë do të kthehej në simbolin e mendjeve të reja dhe të ndritura. 3 vjet më vonë realiteti është këtu. Sot do të mësoni për programet, mundësitë dhe inovacionin. Është krenari nga ana jonë të prezantojmë këtë vizion përpara jush. E ardhmja është sot dhe ne sapo kemi filluar.”

Pjesë e ekosistemit të Piramidës janë programe dhe organizata si TUMO Tirana, 42 Tirana, Plug and Play, Innovation Hub, Junior Achievement dhe Protik, të cilat veprojnë në fusha që përfshijnë edukimin teknologjik, inovacionin dhe sipërmarrjen.

“Piramida Festival është një vizion që tashmë është realitet. 12 projektet e ekosistemit të Piramidës, financuar nga AADF, i cili ka qenë edhe katalizatori i kësaj ndërrmarrje tregojnë se suksesi i Piramidës nuk matet tek numri i programeve, por tek rezultati që ka secili prej nesh.”- u shpreh Shqipe Berisha, Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës Piramida.

Zhvillimi i aftësive teknologjike dhe nxitja e sipërmarrjes përbëjnë dy nga drejtimet kryesore të programeve që zhvillohen në këtë qendër. Përfaqësuesit e AADF-së nënvizuan se modeli synon të ofrojë mundësi edukimi për grupmosha të ndryshme, duke ndërthurur teknologjinë me mësimin praktik.

Tani, Piramida është një simbol i progresit që Shqipëria ka bërë për të ardhmen. Ne po krijojmë një ekosistem të ri, për të përgatitur të rinjtë dhe jo vetëm. E nisim me më të vegjlit, edhe se 6 vjeç dhe vijojme në çdo grupmoshë. Është shumë interesante bashkimi që bëhet mes tekonologjisë dhe edukimit, sepse teknologjia jep mundwsi tw mwdha. Jemi krenar që po krijojmë këtë urë që të gjithë shqiptarët të kuptojnë potencialin e tyre.

Gjatë festivalit, vizitorët patën mundësi të njiheshin nga afër me programet, të takonin ekipet përkatëse dhe të informoheshin mbi mundësitë e pjesëmarrjes.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat