Lajme Postuar më 14 October 2026, 17:32

Protestat e dhunshme, reagon Presidenti Begaj: Thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit

Nga SCAN TV

Protestat e dhunshme, reagon Presidenti Begaj: Thirrje për

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të këtyre ditëve në kryeqytet. Në reagimin e tij, Begaj bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe respektim të së drejtës për protestë paqësore, dënon dhunën, kërkon që policia të veprojë brenda ligjit dhe shpreh gatishmërinë për dialog me qytetarët.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.

E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim.

Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet.

Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, shkruhet në reagimin e Presidencës.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat