Vendimet e Qeverisë/ Sadleva Bodo emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime dhe projektligje në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 14 tetor 2026. Ndër vendimet e miratuara është edhe ndryshimi në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Adriatik Kupi lirohet nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ndërsa në këtë pozicion emërohet Sadleva Bodo.
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar gjithashtu rregullat për vlerësimin dhe miratimin e studimeve të fizibilitetit, si dhe për dhënien, ndryshimin dhe transferimin e kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat.
Një tjetër vendim lidhet me miratimin e rregullave të hollësishme për organizimin dhe zhvillimin e ceremonive të dekorimeve. Po ashtu, është miratuar vendimi për mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të institucioneve mjekësore të posaçme, si dhe për masat e sigurisë që do të zbatohen për ruajtjen e tyre.
Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Moldavisë për mbrojtjen shoqërore.
Përveç vendimeve, qeveria ka miratuar edhe dy projektligje. I pari parashikon ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”, ndërsa i dyti lidhet me krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin.
Vendimet dhe projektligjet janë bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 14 tetor 2026.
BE shpreh shqetësim për protestën në Tiranë: Kërkon hetim për pretendimet ndaj policisë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për përshkallëzimin e protestës së studentëve në Tiranë, duke kërkuar uljen e tensioneve dhe hetimin......
Dëmet në banka, biznese dhe institucione, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht
Protesta e 13 tetorit në Tiranë, e shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ka lënë pas dëme materiale në institucione shtetërore,......
Policia e Shtetit apel protestuesve: Ndaloni dhunën!
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet e dhunës dhe të distancohen nga personat e maskuar, të......
Studentët, dita e dytë e protestës në Tiranë
Për të dytën ditë radhazi, studentët janë rikthyer në protesta në Tiranë, duke bojkotuar mësimin dhe duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Lëvizjes i......
Të trashëgosh një biznes - Bajraktari: Kalimi nga prindërit tek fëmijët kërkon planifikim të gjatë
Trashëgimia e një biznesi familjar nuk është thjesht kalim pronësie, por një proces që kërkon përgatitje të hershme dhe një strategji të qartë për të ardhmen.......
Shqipëria afrohet me BE - OECD për konvergjencën: Kryeson rajonin për politikat e gjelbra dhe përparon në digjitalizim
Shqipëria renditet e katërta mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor për nivelin e përgjithshëm të konvergjencës me Bashkimin Evropian. Ekonomia shqiptare......
Projekti “TOKA” për bujqësinë - Presidenti Begaj takon Michael Granoff, kontribut në zhvillimin e sektorit
Modernizimi i bujqësisë shqiptare, rritja e produktivitetit dhe forcimi i konkurrueshmërisë së prodhimeve vendase ishin në fokus të takimit të Presidentit të......
Bëni blerje online? - Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Konsumatorët shqiptarë do të kenë më shumë të drejta në treg kur blejnë produkte të ndryshme, qoftë fizikisht por edhe online. Projektligji “Për mbrojtjen e......

