Bëni blerje online? - Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Konsumatorët shqiptarë do të kenë më shumë të drejta në treg kur blejnë produkte të ndryshme, qoftë fizikisht por edhe online.
Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i depozituar për diskutim në komisionet parlamentare, vendos detyrime më të qarta për marrëdhëniet tregtare ndërmjet bizneseve dhe konsumatorëve, edhe në tregtinë online dhe platformat digjitale, duke përafruar legjislacionin shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.
Qëllimi është të garantohet një treg më transparent dhe i drejtë, ku konsumatorët të kenë informacion të plotë dhe të mund të marrin vendime ekonomike të informuara.
Një nga risitë kryesore lidhet me transparencën e çmimeve dhe ofertave promocionale. Projektligji parashikon që çmimi i shitjes të jetë i shënuar qartë për çdo produkt, ndërsa uljet e çmimeve të shoqërohen me çmimin pararendës më të ulët të aplikuar gjatë 30 ditëve të fundit. Ky mekanizëm synon të parandalojë ofertat mashtruese dhe paraqitjen artificiale të uljeve të çmimeve.
Risi të tjera lidhen me zgjerimin e detyrimeve për informimin e konsumatorit. Bizneset duhet të ofrojnë informacion të qartë për karakteristikat, origjinën, cilësinë, çmimin, afatin e përdorimit, mënyrën e përdorimit dhe garancinë e produkteve. Informacioni tregtar në gjuhën shqipe parashikohet si kërkesë bazë, ndërsa përgjegjësia për sigurinë shtrihet edhe te shërbimet.
Sa i takon shitjeve online, me telefon apo jashtë dyqanit, tregtari do të jetë i detyruar të ofrojë disa të dhëna në lidhje me identitetin, çmimin e plotë, kostot shtesë dhe kujtesë për garancinë ligjore dhe tregtare etj.
Ndërsa nga ana tjetër konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontratat e lidhura në distancë ose jashtë qendrave të tregtimit brenda 14 ditëve, pa dhënë arsye dhe pa kosto shtesë, përveç kostove të kthimit të mallrave, kur ato nuk mbulohen nga tregtari. Nëse konsumatori nuk informohet për këtë të drejtë, afati mund të zgjatet deri në 12 muaj.
Një tjetër risi është forcimi i mekanizmave për trajtimin e ankesave. Tregtarët do të duhet të pranojnë ankesa me shkrim, fizikisht ose elektronikisht, të konfirmojnë marrjen e tyre dhe t'u përgjigjen brenda 15 ditëve kalendarike. Gjithashtu, ata do të detyrohen të mbajnë regjistrin e ankesave për një vit nga data e marrjes.
Për çdo shitje parashikohet detyrimi i tregtarit për të lëshuar kuponin ose faturën tatimore, ndërsa mallrat duhet të ambalazhohen ose paketohen në mënyrë të rregullt dhe të sigurt. Këto masa synojnë të rrisin përgjegjshmërinë e bizneseve dhe të përmirësojnë zbatimin praktik të të drejtave të konsumatorëve.
Bordi: Çmimi i naftës jo më shumë se 213 lekë/litër, benzina 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën......
Pikat kufitare më të ngarkuara/ Morina rezulton pika tokësore më e frekuentuar
Pikat kufitare shqiptare po regjistrojnë gjithnjë e më shumë lëvizje, me numrin e pasagjerëve që hyjnë në vend në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Sipas......
Nafta mbi 107 dollarë - Sulmet e raportuara në Ngushticën e Hormuzit rrisin frikën për furnizimet globale me energji
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pas raportimeve se Irani kishte sulmuar dy anije në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për......
Rekord tregtar për Kinën - Suficiti tregtar i afrohet 1 trilion dollarëve ndërsa eksportet rriten 36.3% në shtator
Eksportet e Kinës u rritën me 36.3% në shtator, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimet e ekonomistëve dhe ritmin e muajit gusht. Të dhënat doganore tregojnë se......
BE afrohet me Vietnamin - Brukseli synon të sigurojë minerale kritike për të ulur varësinë nga Pekini
Bashkimi Evropian po kërkon të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin për të siguruar furnizime me minerale kritike dhe për të ulur varësinë nga Kina. Sipas......
Trump synon Groenlandën - SHBA përgatitet për kërkime masive për naftë, gaz dhe minerale në ishull
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se në Groenlandë pritet të nisin kërkime në shkallë të gjerë për naftë, gaz dhe minerale. Në një postim në......
5.5 mld euro për futbollin - Plani i FIFA-s parashikon 21.5 mln euro për çdo federatë, mes presionit ndaj Infantinos
FIFA pritet të propozojë një fond prej 5.5 miliardë eurosh për zhvillimin e futbollit gjatë katër viteve të ardhshme. Sipas agjencisë Associated Press, plani......
1.2 miliardë $ shkelje - Banka e Amerikës ndëshkohet nga SHBA për mosraportimin e transaksioneve të dyshimta
Bank of America është gjobitur me 1.21 miliardë dollarë nga autoritetet amerikane për dështime të përhapura në zbulimin e pastrimit të mundshëm të parave dhe......

