Rekord tregtar për Kinën - Suficiti tregtar i afrohet 1 trilion dollarëve ndërsa eksportet rriten 36.3% në shtator

Eksportet e Kinës u rritën me 36.3% në shtator, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimet e ekonomistëve dhe ritmin e muajit gusht. Të dhënat doganore tregojnë se rritja ishte më e shpejta që nga shkurti, e nxitur kryesisht nga kërkesa globale për gjysmëpërçues dhe produkte të teknologjisë së gjelbër.
Edhe importet shënuan rritje të fortë, me 31% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo tregon se shkëmbimet tregtare të ekonomisë së dytë më të madhe në botë mbeten aktive, pavarësisht kërkesës së dobët të brendshme dhe pasigurive në tregjet ndërkombëtare.
Suficiti tregtar i Kinës arriti në 938.11 miliardë dollarë gjatë nëntë muajve të parë të vitit, duke e afruar vendin me pragun e 1 trilion dollarëve. Vetëm në shtator, diferenca mes eksporteve dhe importeve arriti në 133.53 miliardë dollarë. Kina regjistroi gjithashtu një suficit prej 34.01 miliardë dollarësh me Shtetet e Bashkuara dhe 34.8 miliardë dollarësh me Bashkimin Evropian.
Produktet teknologjike dhe automjetet vijojnë të jenë ndër shtyllat kryesore të eksporteve kineze. Eksportet e gjysmëpërçuesve u rritën me 108.1% në vlerë gjatë nëntë muajve të parë, ndërsa eksportet e makinave shënuan rritje mbi 50%, si në vlerë, ashtu edhe në numër.
Megjithatë, zgjerimi i suficitit tregtar mund të shtojë tensionet me partnerët kryesorë ekonomikë të Kinës. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësime për konkurrencën me prodhuesit vendas dhe për politikat industriale të Pekinit. Marrëveshjet e reja tregtare dhe kufizimet e mundshme ndaj produkteve kineze mund të ndikojnë në ecurinë e eksporteve në muajt e ardhshëm.
Një marrëveshje e njoftuar së fundmi mes Kinës dhe Bashkimit Evropian synon të kufizojë eksportet kineze të automjeteve hibride drejt tregut evropian. Ndërkohë, armëpushimi tarifor mes Pekinit dhe Uashingtonit është zgjatur pas takimit të presidentëve Xi Jinping dhe Donald Trump, duke ulur përkohësisht rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm tregtar.
Rritja e eksporteve i jep Pekinit më shumë hapësirë për të mbështetur objektivin e rritjes ekonomike vjetore prej 4.5% deri në 5%. Megjithatë, dobësia e konsumit të brendshëm dhe problemet e vazhdueshme në tregun e pasurive të paluajtshme mbeten sfida për ekonominë kineze. Një ngadalësim i ndjeshëm i tregtisë në muajt e fundit të vitit mund ta detyrojë qeverinë të marrë masa shtesë për të nxitur aktivitetin ekonomik.
BE afrohet me Vietnamin - Brukseli synon të sigurojë minerale kritike për të ulur varësinë nga Pekini
Bashkimi Evropian po kërkon të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin për të siguruar furnizime me minerale kritike dhe për të ulur varësinë nga Kina. Sipas......
Trump synon Groenlandën - SHBA përgatitet për kërkime masive për naftë, gaz dhe minerale në ishull
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se në Groenlandë pritet të nisin kërkime në shkallë të gjerë për naftë, gaz dhe minerale. Në një postim në......
5.5 mld euro për futbollin - Plani i FIFA-s parashikon 21.5 mln euro për çdo federatë, mes presionit ndaj Infantinos
FIFA pritet të propozojë një fond prej 5.5 miliardë eurosh për zhvillimin e futbollit gjatë katër viteve të ardhshme. Sipas agjencisë Associated Press, plani......
1.2 miliardë $ shkelje - Banka e Amerikës ndëshkohet nga SHBA për mosraportimin e transaksioneve të dyshimta
Bank of America është gjobitur me 1.21 miliardë dollarë nga autoritetet amerikane për dështime të përhapura në zbulimin e pastrimit të mundshëm të parave dhe......
Lezha kryeson aksidentet/ Rrugët interurbane dytësore regjistrojnë më shumë raste
Lezha renditet e para në Shqipëri për numrin e aksidenteve rrugore në raport me mjetet në qarkullim, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren kombëtare. Të dhënat e......
Pengesat për biznesin/ Nga tatimet te tenderët, ku perceptohen më shpesh pagesat nën dorë?
Inspektimet shtetërore, tatimet dhe tenderët publikë janë tri fushat ku bizneset shqiptare perceptojnë më shpesh mundësinë e pagesave nën dorë. Më shumë se......
“Ligj i unifikuar për investimet” - Pas mbylljes së kapitullit 20, BE i kërkon Shqipërisë përfundimin e kuadrit për investimet strategjike
Shqipëria ka përmbushur kushtet për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që lidhet me politikat për sipërmarrjen......
BQK-FMN forcojnë bashkëpunimin - Në fokus stabiliteti financiar dhe reformat strategjike në Kosovë
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, për të diskutuar......

