Kanalizime për Tiranën e Madhe - Riaktivizohet projekti 110 mln euro i financuar nga qeveria japoneze për ujërat e ndotur

Projekti 110 mln euro i financuar nga qeveria japoneze për trajtimin e ujërave të ndotura të Tiranës po riaktivizohet. Nw mbledhjen e fundit, qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen ndryshuese të huasw për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, që ka mbetur i papërfunduar prej vitesh.
Ndryshimi i marrëveshjes do të bëhet përmes shkëmbimit të letrave ndërmjet palëve. Huaja fillestare u nënshkrua më 30 qershor 2008 me Bankën Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila në këtë marrëveshje u zëvendësua nga Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në tetor të po atij viti.
Miratimi vjen pas njoftimit të bërë në muajin maj nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakacci për riaktivizimin e projektit. Gjatë një interpelance në Kuvend, ai deklaroi se konsulenti kishte përfunduar rishikimin dhe përditësimin e projektit teknik të detajuar, për të mundësuar vijimin dhe përfundimin e punimeve të ndërprera.
Sipas tij, në atë kohë po hartoheshin dokumentet standarde të tenderit, ndërsa pritej nisja e procedurës konkurruese për përzgjedhjen e kontraktorit që do të përfundonte impiantin e trajtimit të ujërave të ndotura.
Projekti synon përmirësimin e sistemit të kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura të kryeqytetit. Marrëveshja ndryshuese është një hap i mëtejshëm në procesin e riaktivizimit të tij, ndërsa përfundimi i punimeve mbetet çështja kryesore pas vonesave të deritanishme.
Model nordik për energjinë/ Nordic-Albania Green Energy Forum, në fokus investimet dhe reformat e sektorit
Investimet në energjinë diellore dhe përshtatja e legjislacionit me zhvillimet e reja të tregut ishin në fokus të Nordic-Albania Green Energy Forum 2026, që u......
Vendimet e Qeverisë/ Sadleva Bodo emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime dhe projektligje në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 14 tetor 2026. Ndër vendimet e miratuara është......
BE shpreh shqetësim për protestën në Tiranë: Kërkon hetim për pretendimet ndaj policisë
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për përshkallëzimin e protestës së studentëve në Tiranë, duke kërkuar uljen e tensioneve dhe hetimin......
Dëmet në banka, biznese dhe institucione, Policia: 16 të arrestuar dhe 49 të proceduar penalisht
Protesta e 13 tetorit në Tiranë, e shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ka lënë pas dëme materiale në institucione shtetërore,......
Policia e Shtetit apel protestuesve: Ndaloni dhunën!
Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet e dhunës dhe të distancohen nga personat e maskuar, të......
Studentët, dita e dytë e protestës në Tiranë
Për të dytën ditë radhazi, studentët janë rikthyer në protesta në Tiranë, duke bojkotuar mësimin dhe duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit. Lëvizjes i......
Të trashëgosh një biznes - Bajraktari: Kalimi nga prindërit tek fëmijët kërkon planifikim të gjatë
Trashëgimia e një biznesi familjar nuk është thjesht kalim pronësie, por një proces që kërkon përgatitje të hershme dhe një strategji të qartë për të ardhmen.......
Shqipëria afrohet me BE - OECD për konvergjencën: Kryeson rajonin për politikat e gjelbra dhe përparon në digjitalizim
Shqipëria renditet e katërta mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor për nivelin e përgjithshëm të konvergjencës me Bashkimin Evropian. Ekonomia shqiptare......

