Të trashëgosh një biznes - Bajraktari: Kalimi nga prindërit tek fëmijët kërkon planifikim të gjatë

Trashëgimia e një biznesi familjar nuk është thjesht kalim pronësie, por një proces që kërkon përgatitje të hershme dhe një strategji të qartë për të ardhmen. Për shumë sipërmarrje në Shqipëri, sfida qëndron te garantimi i vazhdimësisë së aktivitetit edhe pas largimit të themeluesve, duke shmangur rrezikun e mbylljes së biznesit të ndërtuar ndër vite.
Sipas konsulentes së biznesit, Aneida Bajraktari, përgatitja e brezit të ri duhet të nisë vite përpara kalimit të drejtimit. Trashëgimtarët duhet të njihen gradualisht me aktivitetin, produktet, punonjësit dhe partnerët, për të marrë më pas përgjegjësi më të mëdha në menaxhim dhe vendimmarrje.
“Besoj që po i vjen koha, këtyre themeluesve që ta trashëgojnë biznesin e tyre dhe shumica dëshirojnë që këto të madha e kanë që ta trashëgojnë te fëmijët sigurisht. Plani që flisni, besoj ka shumë rëndësi, sepse nuk mundet që një themelues të zgjedhë një ditë dhe thjesht ta lërë biznesin e fëmijëve trashëgimi. Më ndoj që ky procesi, është një proces, le të themi, nuk është thjesht një ngjarje, kalim pronësie e biznesit. Është një proces që do duhet të vazhdojë vite përpara se ky biznes t'i kalojë në pronësi fëmijëve. Dhe mendoj që fëmijët nëse vizioni është që biznesi t'i kalojë fëmijëve, ata do me përfshirë shumë herët në biznes, duke u njohur fillimisht me biznesin, me produktet, me punonjësit, me partnerët e biznesit, më pas duke u angazhuar në punë të vogla dhe në fund, besoj duke u angazhuar edhe gjithashtu në vendimmarrje e biznesit. Dhe kjo është një mënyrë e mirë, le të themi, për të kaluar biznesin te fëmijët, sepse fëmija duhet të njohë që pas një biznesi ka shumë punë. Pra, nuk është vetëm ai suksesi që duket nga jashtë fitimet, por ka shumë punë, ka shumë risqe, ka shumë vendime të vështira që duhen marrë dhe kjo mësohet vetëm duke qenë i angazhuar dhe duke punuar në biznes. Dhe kjo është mënyra sesi, besoj mundet të bëhet një tranzicion shumë i lehtë nga themeluesi te trashëgimtari për sa i përket biznesit.”
Një tjetër pengesë lidhet me vështirësinë e themeluesve për të hequr dorë nga kontrolli. Sipas Bajraktarit, krijimi i proceseve të qarta të punës dhe delegimi gradual i përgjegjësive janë thelbësore që aktiviteti të mos varet vetëm nga një person.
“Besoj ka disa sfida. Së sfida e parë është që fëmijët ndoshta mund të kenë pasionet dhe identitetin e tyre profesional dhe ndoshta nuk do duhen që ta vazhdojnë biznesin që familja ka themeluar. Kështu që duhet parë edhe nga ky sy dhe duhet vendosur nëse ndoshta ky biznes edhe mund të shitet, ndoshta mund të vendoset drejtues të tjerë. Sfidë tjetër është kur janë disa fëmijë, për shembull. Nëse njëri prej fëmijëve ka punuar prej vitesh aty, fëmijët e tjerë nuk janë të angazhuar, si do funksionojë kjo pjesa e kalimit tek të tre fëmijët? Mendoj që kalimi i një biznesi tradicional te brezi i ri, ndonjëherë ka edhe shumë benefite, sepse ato mund t'i japin një frymë të re, inovacioni, me inteligjencë artificiale sot, mund të bësh, mund të ndryshosh pak edhe modelin e biznesit. Kështu që nga ky aspekt e shoh me me avantazh. Por që mund të ndodhë edhe që themeluesi e ka shumë të vështirë të lërë kontrollin? Pra vjen një kohë që do duhet ta lëshosh kontrollin dhe për dikë që e ka themeluar biznesin dhe e ka ngritur, kjo është sfidë më vete dhe do duhet që edhe themeluesi të mësojë të delegojë dhe prej, që prej fillimeve duhet të mësojnë që të bëjnë procese në mënyrë që biznesi të mos varet vetëm nga një themelues.”
Për bizneset familjare, planifikimi i trashëgimisë mbetet një hap i rëndësishëm për të garantuar vazhdimësinë ndër breza. Përgatitja e trashëgimtarëve, përcaktimi i roleve dhe ndarja graduale e vendimmarrjes mund të ndihmojnë që përvoja e themeluesve të ndërthuret me idetë e reja të brezit pasardhës.
Shqipëria afrohet me BE - OECD për konvergjencën: Kryeson rajonin për politikat e gjelbra dhe përparon në digjitalizim
Shqipëria renditet e katërta mes ekonomive të Ballkanit Perëndimor për nivelin e përgjithshëm të konvergjencës me Bashkimin Evropian. Ekonomia shqiptare......
Projekti “TOKA” për bujqësinë - Presidenti Begaj takon Michael Granoff, kontribut në zhvillimin e sektorit
Modernizimi i bujqësisë shqiptare, rritja e produktivitetit dhe forcimi i konkurrueshmërisë së prodhimeve vendase ishin në fokus të takimit të Presidentit të......
Bëni blerje online? - Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Konsumatorët shqiptarë do të kenë më shumë të drejta në treg kur blejnë produkte të ndryshme, qoftë fizikisht por edhe online. Projektligji “Për mbrojtjen e......
Bordi: Çmimi i naftës jo më shumë se 213 lekë/litër, benzina 190 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën......
Pikat kufitare më të ngarkuara/ Morina rezulton pika tokësore më e frekuentuar
Pikat kufitare shqiptare po regjistrojnë gjithnjë e më shumë lëvizje, me numrin e pasagjerëve që hyjnë në vend në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Sipas......
Nafta mbi 107 dollarë - Sulmet e raportuara në Ngushticën e Hormuzit rrisin frikën për furnizimet globale me energji
Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pas raportimeve se Irani kishte sulmuar dy anije në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për......
Rekord tregtar për Kinën - Suficiti tregtar i afrohet 1 trilion dollarëve ndërsa eksportet rriten 36.3% në shtator
Eksportet e Kinës u rritën me 36.3% në shtator, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimet e ekonomistëve dhe ritmin e muajit gusht. Të dhënat doganore tregojnë se......
BE afrohet me Vietnamin - Brukseli synon të sigurojë minerale kritike për të ulur varësinë nga Pekini
Bashkimi Evropian po kërkon të forcojë bashkëpunimin me Vietnamin për të siguruar furnizime me minerale kritike dhe për të ulur varësinë nga Kina. Sipas......

