Shqipëria Postuar më 14 October 2026, 12:52

Policia e Shtetit apel protestuesve: Ndaloni dhunën!

Nga SCAN TV

Policia e Shtetit apel protestuesve: Ndaloni dhunën!

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet e dhunës dhe të distancohen nga personat e maskuar, të cilët, sipas saj, po sulmojnë efektivët e policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

Në një reagim zyrtar, Policia thekson se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të policisë, qytetarëve dhe institucioneve përbën shkelje të ligjit.

Autoritetet u bëjnë apel protestuesve të ndërpresin menjëherë veprimet e dhunshme, duke paralajmëruar se çdo person që kryen akte të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale.

Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë angazhimin për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e qytetarëve dhe institucioneve, si dhe respektimin e të drejtës për tubim paqësor.

Në përfundim të reagimit, Policia rithekson se ndërhyrjet e saj do të kryhen me profesionalizëm dhe përmbajtje, ndërsa nënvizon se e drejta për të protestuar mbrohet, por dhuna nuk do të tolerohet.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat