Protestat, Presidenti Begaj bën apel për maturi. Ofrohet për rol ndërmjetësues
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka sinjalizuar gatishmërinë për të marrë një rol ndërmjetësues në situatën e krijuar nga protestat e ditëve të fundit, duke ofruar një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi për palët e përfshira.
Në një videomesazh drejtuar qytetarëve, kreu i shtetit u shpreh se, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që i jep Kushtetuta, mbetet i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut.
“Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi”, deklaroi Begaj, duke u bërë thirrje aktorëve të përfshirë t'i përkushtohen bashkëpunimit në interes të vendit.
Presidenti theksoi se ka ndjekur protestat dhe kërkesat e pjesëmarrësve, duke nënvizuar rëndësinë e dëgjimit të zërit të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve.
“Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve”, u shpreh kreu i shtetit, duke i cilësuar ata si shpresën dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Begaj shprehu keqardhje për aktet e dhunës që kanë shoqëruar protestat, duke theksuar se ato nuk mund të jenë zgjidhje për pakënaqësitë e shprehura. Sipas tij, dhuna dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.
Presidenti bëri thirrje për maturi dhe shmangien e veprimeve që mund të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Ai uroi gjithashtu shërim të shpejtë për të gjithë personat e lënduar, si nga radhët e policisë, ashtu edhe nga protestuesit.
Mesazhi i kreut të shtetit vjen pas përshkallëzimit të protestave, ndërsa gatishmëria e shprehur prej tij për dialog përbën një ofertë për afrimin e palëve, pa u njoftuar ende një proces formal ndërmjetësimi.
Tirana zgjeron shtigjet turistike - 35 km itinerare për Baldushkun dhe Shëngjergjin
Dy zona natyrore në territorin e Bashkisë Tiranë pritet të përfitojnë nga investimet për përmirësimin e infrastrukturës turistike. Agjencia e Parqeve dhe......
“Mos na dëmtoni biznesin “-Tregtarët, apel nga vitrinat e dyqaneve
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”. Ky është mesazhi që disa biznese të vogla në Tiranë kanë zgjedhur t'u përcjellin protestuesve, në një kohë kur......
Sulmet ndaj Arabisë Saudite - FMN: Goditja ndaj selisë së Aramco-s rrit shqetësimet për tregjet e naftës dhe ekonominë globale
Sulmi ndaj selisë së gjigantit të naftës Aramco në Arabinë Saudite ka shtuar shqetësimet për tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore. Çmimi i......
Anthropic synon rekordin - Gara me OpenAI dhe planet për dalje në bursë vënë në provë gjigantin e inteligjencës artificiale
Anthropic, kompania amerikane që zhvillon modelet e inteligjencës artificiale Claude, ka rritur të ardhurat me rreth 46%, duke arritur në 16.8 miliardë......
Konkurrencë për mbijetesë - Shitjet në rënie në Kinë i shtyjnë prodhuesit të kërkojnë rritje në Evropë
Evropa po kthehet në një treg vendimtar për të ardhmen e prodhuesve kinezë të makinave. Me shitjet në rënie në vend dhe konkurrencën gjithnjë e më të fortë,......
Gati kamerat e votimit - KQZ përgatit monitorimin për vendoret 2027
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet teknike për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke hapur një tender me fond limit prej 34.8 milionë lekësh,......
Prodhuesit: Jo dhunim bizneseve - Kërkojnë mbrojtjen e pronës dhe punonjësve
Përshkallëzimi i protestave në Tiranë ka sjellë reagimin e shoqatës “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë”, e cila ka shprehur shqetësimin për incidentet e......
Ryanair braktis 13 aeroporte - Shkurton fluturimet për shkak të kostove të larta
Ryanair po riorganizon rrjetin e saj të fluturimeve, duke u tërhequr nga një sërë aeroportesh dhe duke reduktuar linjat ajrore në disa vende. Ndryshimet kanë......

